Posto punë

Ballina / Punët / Specialist i Sherbimit ndaj Klientit

Specialist i Sherbimit ndaj Klientit

Electromagic

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

POZICION PUNE: SPECIALIST I SHERBIMIT NDAJ KLIENTIT

Electromagic kërkon të punësojë një person energjik, komunikues dhe të orientuar drejt klientit, i cili do t’i bashkohet ekipit tonë të pas shitjes për të garantuar një eksperiencë sa më pozitive për klientët, përmes informimit, asistencës dhe ndjekjes së kërkesave të tyre pas blerjes s ë produkteve.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Komunikimi me klientët përmes telefonit, duke ofruar informacion dhe asistencë lidhur me produktet dhe shërbimet e kompanisë,
  • Administrimi i ankesave dhe kërkesave të klientëve, dokumentimi i tyre dhe ndjekja deri në zgjidhjen përfundimtare;
  • Koordinimi me departamentin e servisit dhe departamentet e tjera për adresimin në kohë të problematikave të klientëve;
  • Regjistrimi i kërkesave për shërbim dhe hapja e urdhrave të punës në sistemin e kompanisë;
  • Mbledhja e feedback-ut nga klientët dhe përcjellja e tij pranë departamenteve përkatëse;

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me klientët;
  • Aftësi organizative, analitike dhe për zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve;
  • Përvoja e mëparshme në shërbimin ndaj klientit ose në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.

Si të aplikoni?

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit info@electromagic.al brenda datës 6 nëntor 2026.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4481885887/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 27/10/2026 · Skadon 26/12/2026

Punë të ngjashme