Posto punë

Ballina / Punët / Shef/e Finance

Shef/e Finance

Elevate Advisory Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Elevate Advisory Albania , në emër të klientit tonë në Dhërmi , po rekruton për pozicionin Shef Finance :

Periudha e punësimit: 10 Prill – 10 Tetor

Akomodimi dhe ushqimi sigurohen nga hoteli, me kushte shumë të mira

🔹 Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbikëqyrja e plotë e financave të hotelit, përfshirë aktivitetin financiar të bareve dhe restoranteve
  • Supervizimi i ekipit të financierëve dhe koordinimi i punës së përditshme
  • Kontrolli i arkëtimeve, parapagimeve, rakordimeve dhe mbylljeve periodike
  • Mbikëqyrja e pagesave ndaj palëve të treta dhe verifikimi i dokumentacionit shoqërues
  • Monitorimi i cash-flow dhe kontrolli i kostove operacionale
  • Përgatitja dhe analiza e raporteve financiare për drejtuesit e hotelit
  • Bashkëpunimi i vazhdueshëm me kontabilistin e jashtëm për çështje kontabël, fiskale dhe deklarime

🔹 Profili i kërkuar:

  • Diplomë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme
  • Përvojë e mëparshme në role financiare drejtuese, preferohet në sektorin e hotelerisë
  • Njohuri të forta në raportim financiar, cash-flow dhe kontroll shpenzimesh
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe drejtuese

📧 elevateadvisoryalbania@gmail.com

📞 +355 68 672 2222

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/shef-e-finance-at-elevate-advisory-albania-4353963138

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 20/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme