Posto punë

Ballina / Punët / Senior Marketing Specialist

Senior Marketing Specialist

Brunes Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Qëllimi i Pozicionit

Specialisti i Senior Marketingut është përgjegjës për zhvillimin, koordinimin dhe zbatimin e strategjive dhe aktiviteteve të marketingut, me fokus në rritjen e brand awareness, promovimin e produkteve dhe mbështetjen e objektivave tregtare të kompanisë.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive dhe planeve të marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Planifikimi dhe koordinimi i fushatave të marketingut online dhe offline.
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i komunikimit të brandit në kanalet digjitale dhe platformat sociale.
  • Koordinimi me ekipet e dizajnit, shitjeve dhe Ecommerce për realizimin e materialeve dhe fushatave promocionale.
  • Analizimi i tregut, konkurrencës dhe tendencave për identifikimin e mundësive të reja të marketingut.
  • Monitorimi dhe analiza e performancës së fushatave, duke përgatitur raporte periodike mbi rezultatet dhe KPI-të.
  • Menaxhimi dhe koordinimi i projekteve, eventeve dhe aktiviteteve promocionale të kompanisë.
  • Kontributi në zhvillimin e identitetit vizual dhe ruajtjen e standardeve të komunikimit të brandit.
  • Menaxhimi dhe koordinimi i marrëdhënieve me agjencitë e marketingut, partnerët dhe furnitorët.
  • Administrimi dhe monitorimi i buxhetit të marketingut.
  • Identifikimi i ideve dhe strategjive inovative për rritjen e angazhimit të klientëve dhe performancës së marketingut.

Kualifikimet e Kërkuara: 

  • Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Biznes ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë pune 4-5 vite në fushën e marketingut, preferohet në nivel senior.
  • Njohuri të avancuara në marketingun digjital dhe menaxhimin e fushatave promocionale.
  • Aftësi analitike dhe përvojë në interpretimin e të dhënave dhe raporteve të marketingut.
  • Aftësi shumë të mira organizative, menaxhimi projektesh dhe koordinimi.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi ndërdepartamental.
  • Kreativitet, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri në përdorimin e platformave dhe mjeteve të marketingut digjital.

Location: Kashar, Tiranë

Working Time: Monday – Friday | 08:30 – 17:00

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4488166609/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 06/11/2026 · Skadon 05/01/2027

Punë të ngjashme