Posto punë

Ballina / Punët / Senior Marketing Executive

Senior Marketing Executive

Kalaja Talent Consulting

Punë Tiranë Shqipëria Burime njerëzore

Përshkrimi

📢 Pozicion i hapur – Specialist/e Senior Marketingu B2B & B2C

Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e mjekësisë estetike dhe kozmetikës profesionale , kërkojmë një profesionist/e marketingu me eksperiencë në zhvillimin e strategjive B2B dhe B2C.

📍 Vendndodhja: Tiranë

🕘 Angazhimi: Full-time, në zyrë

💰 Paga: 130,000–150,000 ALL, e negociueshme sipas eksperiencës

Përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së marketingut B2B dhe B2C;
  • Zhvillimi i marrëdhënieve me klinikat partnere;
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve dhe përgatitja e materialeve mbështetëse;
  • Organizimi i trajnimeve, eventeve dhe aktiviteteve promovuese;
  • Menaxhimi i fushatave dixhitale dhe kalendarit të përmbajtjes;
  • Monitorimi i buxhetit, kostos për porosi dhe kthimit nga investimi;
  • Analizimi i rezultateve përmes Google Analytics 4 dhe Meta Insights;
  • Koordinimi i freelancerëve dhe ruajtja e standardeve të brandit.

Kriteret kryesore:

  • 3–6 vite eksperiencë në marketing;
  • Të paktën 2 vite eksperiencë në mjekësi estetike, farmaci, pajisje mjekësore ose kozmetikë profesionale;
  • Eksperiencë e provuar në marketing ose shitje B2B;
  • Aftësi në menaxhimin e buxheteve dhe analizimin e rezultateve;
  • Shqipe e shkëlqyer në të shkruar dhe anglishte e mirë;
  • Njohuri në Meta Business Suite, Google Ads, Google Analytics 4, Canva/Adobe Express dhe platforma CRM;
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.

📩 Për të aplikuar, dërgoni CV-në në:

📧 aviola.isufi@ktc.al

📞 069 409 3986

🌐 www.ktc.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-marketing-executive-at-kalaja-talent-consulting-4443234813

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 28/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme