Posto punë

Ballina / Punët / Senior Finance Associate

Senior Finance Associate

BM GROUP

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

"B.M" Group

është një kompani distribucioni e konsoliduar në treg, e cila ofron produkte cilësore kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian. Kompania ka organizuar rrjetin e saj të distribucionit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ka zgjeruar aktivitetin në rajon dhe më gjerë, duke bashkëpunuar me partnerë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Greqi, Slloveni, Angli dhe SHBA. Për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë, jemi në kërkim të një profesionisti të motivuar për pozicionin:

Senior Finance Associate

Pergjegjes per administrimin, kontrollin dhe monitorimin e proceseve financiare dhe kontabel te kompanise, duke siguruar saktesine e te dhenave financiare, respektimin e procedurave te brendshme dhe permbushjen e detyrimeve ligjore e fiskale. Pozicioni kontribuon ne pergatitjen e raporteve financiare, analizimin e performances ekonomike, kontrollin e kostove dhe mbeshtetjen e proceseve te vendimmarrjes permes informacionit financiar te sakte dhe ne kohe.

Roli dhe pergjegjesite

  • Mbanë përgjegjësinë kryesore për planifikimin, zbatimin, menaxhimin dhe kontrollin e të gjitha aktiviteteve financiare, duke përfshirë zhvillimin e strategjive financiare dhe operacionale.
  • Bën raporte lidhur me rreziqet dhe zgjidhjet potenciale, analizon detyrimet dhe investimet e kompanisë, si dhe gjendjen e përgjithshme financiare të kompanisë dhe i paraqet këto raporte tek bordi ekzekutiv
  • Mbikëqyr buxhetin dhe shpenzimet e kompanisë
  • Mbikëqyr dhe mbanë përgjegjësi për dhënien e informacioneve financiare
  • Organizon dhe drejton kontabilitetin e kompanise me programet përkatëse.
  • Përgatit pasqyrat e PASH mujore dhe cdo lloj raporti të kërkuar nga drejtuesit.
  • Kontabilizim i import/export të kompanisë dhe rakordimi i tyre me tatimet/doganat dhe furnitorin kryesor RSFB.Përgatitja e dokumentacionit për shitjen tranzit.
  • Rakordim mujor me doganat dhe kontabilizim i magazinës doganore me të gjitha detyrimet.
  • Përgatitja e bonusit të distribucionit , kontrollin e bonuseve të menaxherëve dhe të cdo lloj komisioni me klientat.
  • Përcaktimi i kostove dhe propozimi i marzheve të produkteve të kompanisë sipas kanalit tregtar.
  • Kontroll dhe deklarim TVSH në sistemin e-filling,tatimit në burim dhe cdo lloj deklarate tjetër.
  • Përgatitja e pasqyrave financiare vjetore dhe dorëzim në tatime.
  • Ekzekuton financat ditore, mujore, vjetore si dhe operacionet e kontabilitetit si dhe rregullat e aplikuara për Kontrollin e Fluksit të Parasë.
  • Zhvillon startegjitë që punojnë për të minimizuar rrezikun financiar.
  • Analizon tendencat të tregut dhe konkurrentëve.
  • Zhvillim i planeve afatgjata të biznesit bazuar në raportimet financiare.
  • Punon ngushtë me departamentet e kompanisë, si departamenti ligjor, burimet njerëzore,shitje , marketing etj.

Aftesite dhe kualifikimet

  • Diplome universitare ne Finance, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha te ngjashme.
  • Eksperience profesionale minimumi 4–6 vite ne finance dhe kontabilitet, preferueshem ne kompani distribucioni ose tregtare.
  • Njohuri te avancuara te legjislacionit tatimor dhe fiskal ne Republiken e Shqiperise.
  • Njohuri te mira te standardeve kontabel dhe procedurave te raportimit financiar.
  • Eksperience ne pergatitjen dhe analizimin e pasqyrave financiare, raporteve periodike dhe rakordimeve kontabel.
  • Aftesi te avancuara ne Microsoft Excel dhe eksperience ne perdorimin e sistemeve ERP dhe programeve financiare.
  • Njohuri mbi menaxhimin e flukseve monetare, buxhetimin dhe kontrollin e kostove.
  • Njohja e gjuhes angleze.

Te interesuarit te dergojne CV e tyre ne adresen burimenjerezore@bm-shpk.com.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4480622264/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 23/10/2026 · Skadon 22/12/2026

Punë të ngjashme