Posto punë

Ballina / Punët / Senior Cost Engineer

Senior Cost Engineer

Farebau Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

FareBau Albania është në kërkim të një Inxhinieri/e Preventivues/e (Kostoist/e) me përvojë në hartimin e preventivave dhe përllogaritjen e kostove në projektet e ndërtimit. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi analitike, njohuri të mira teknike dhe ekonomike, si edhe përvojë në analizimin e çmimeve, llogaritjen e sasive dhe përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ekonomik, duke kontribuar në planifikimin dhe realizimin efikas të projekteve.

Detyrat

  • Harton preventivat dhe përllogarit kostot për projektet e ndërtimit.
  • Përgatit sasitë e punimeve bazuar në projektet teknike dhe dokumentacionin përkatës.
  • Analizon projektet dhe verifikon përputhshmërinë ndërmjet vizatimeve, specifikimeve teknike dhe preventivave.
  • Përgatit analizat e çmimeve për zërat e punimeve, materialeve dhe fuqisë punëtore.
  • Përditëson preventivat sipas ndryshimeve të projektit dhe kërkesave teknike.
  • Bashkëpunon me projektuesit, inxhinierët e zbatimit dhe departamentet e tjera për sigurimin e saktësisë së të dhënave.
  • Përgatit vlerësime paraprake të kostove për projekte të reja.
  • Merr pjesë në përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ekonomik.
  • Kontrollon dhe krahason sasitë e realizuara me ato të parashikuara në preventiv.
  • Arkivon dhe administron dokumentacionin teknik dhe ekonomik të projekteve.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Ekonomike.
  • Minimumi 5 vite përvojë në hartimin e preventivave dhe përllogaritjen e kostove në sektorin e ndërtimit.
  • Njohuri në leximin e projekteve teknike, përgatitjen e analizave të çmimeve, llogaritjen e sasive dhe përdorimin e Microsoft Office (veçanërisht Excel) dhe programeve profesionale të preventivimit.
  • Njohuri mbi legjislacionin dhe standardet teknike të ndërtimit, analizën e tregut, monitorimin e kostove dhe kontrollin e situacioneve të punimeve.
  • Aftësi shumë të mira analitike, organizative, komunikimi, bashkëpunimi në grup dhe menaxhimi të afateve.
  • Përvoja në projekte civile, industriale ose infrastrukturore përbën avantazh.

*Të gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.*

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.*

Si të aplikoni

Ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit HR@farebau.ch ose nëpërmjet LinkedIn.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4478997099/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 21/10/2026 · Skadon 20/12/2026

Punë të ngjashme