Posto punë

Ballina / Punët / Senior Analist i Qendrës së Operacioneve të Sigurisë

Senior Analist i Qendrës së Operacioneve të Sigurisë

OTP Bank Albania

Punë Tiranë Shqipëria Bankari

Përshkrimi

Pozicioni – Senior Analist i Qëndrës së Operacioneve të Sigurisë

Departamenti – Sigurise

Senior analisti i Qendrës së Operacioneve të Sigurisë (SOC) udhëheq aktivitetet e avancuara të zbulimit, hetimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në të gjithë ekosistemin e sigurisë kibernetike. Ky rol është teknik dhe praktik, përgjegjës për identifikimin, analizimin dhe uljen e rrezikut që vjen nga kërcënimet e sofistikuara të sigurisë, si dhe ndihmon në maturimin e proceseve të SOC-ut, mjeteve dhe kapaciteteve të zbulimit.

Senior analist i SOC-ut ka përvojë të zgjeruar në punën me SIEM, NDR, XDR, EDR dhe platforma të tjera të sigurisë, dhe mund të veprojnë si pikë përshkallëzimi teknik gjatë incidenteve.

Objektiva kryesore:

  • Siguron një nivel të lartë të mbrojtjes kibernetike të Bankës, përmes zbulimit, analizimit dhe neutralizimit në kohë të kërcënimeve të avancuara dhe incidenteve komplekse të sigurisë;
  • Minimizon ndikimin operacional të incidenteve të sigurisë, duke mundësuar reagim të shpejtë, të koordinuar dhe efektiv nga identifikimi deri në rikuperim;
  • Rrit maturitetin operacional të SOC-ut, duke përmirësuar vazhdimisht kapacitetet e zbulimit, proceset e reagimit dhe efikasitetin e mjeteve të sigurisë;
  • Përmirëson cilësinë dhe besueshmërinë e sinjaleve të sigurisë, përmes reduktimit të false positives dhe rritjes së saktësisë së alarmeve dhe use case-eve të zbulimit;
  • Identifikon në mënyrë proaktive kërcënime të fshehta dhe rreziqe emergjente, përpara se ato të materializohen në incidente me ndikim të lartë;
  • Kontribuon në uljen e rrezikut afatgjatë të sigurisë, duke adresuar shkaqet e incidenteve;
  • Siguron vazhdimësi dhe stabilitet në operacionet e SOC-ut, duke vepruar si referencë teknike dhe pikë kyçe përshkallëzimi për incidentet kritike;
  • Mbështet përputhshmërinë me politikat e brendshme, standardet e sigurisë dhe kërkesat rregullatore, përmes praktikave të strukturuara të reagimit ndaj incidenteve, monitorimit dhe dokumentimit;
  • Rrit besueshmërinë dhe efektivitetin e funksionit të sigurisë, duke ofruar analiza të qarta, vendimmarrje të informuar dhe rekomandime të zbatueshme për menaxhimin e rrezikut.

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:

  • Udhëheq hetimin dhe reagimin ndaj incidenteve komplekse të sigurisë në endpoint-e, rrjete, platformat cloud;
  • Vepron si pikë përshkallëzimi për analistët SOC të Nivelit 1 dhe Nivelit 2;
  • Kryen threat hunting të avancuar duke përdorur platforma SIEM, NDR, XDR, EDR dhe analiza log-esh;
  • Zhvillon, optimizon dhe mirëmban rregulla zbulimi, alarme, dashboard-e dhe use case-e për të reduktuar false positive dhe për të rritur vizibilitetin;
  • Analizon aktivitete keqdashëse, përfshirë malware, phishing, lateral movement, command-and-control dhe eksfiltrim të të dhënave;
  • Kryen lidhjen (correlate) e të dhënave nga disa platforma sigurie për të identifikuar sulme të fshehta ose me shumë faza (multi-stage attacks);
  • Mbështet përpjekjet për përmbajtjen (containment), eliminimin dhe rikuperimin nga incidentet në bashkëpunim me ekipet e IT;
  • Kontribuon në runbook-e, playbook-e dhe procedura të reagimit ndaj incidenteve të SOC-ut;
  • Ofron analiza pas-incidentit, vlerësime të shkakut (root cause analysis) dhe rekomandime për përmirësim;
  • Qëndron i/e përditësuar me kërcënimet e reja, teknikat e sulmuesve (MITRE ATT&CK) dhe trendet e sigurisë;
  • Ndihmon në onboarding, integrimin dhe optimizimin e mjeteve dhe teknologjive të reja të sigurisë;
  • Mbështet iniciativat e qeverisjes së sigurisë duke siguruar që aktivitetet e reagimit ndaj incidenteve, log-imi dhe monitorimi të përputhen me politikat e brendshme, kërkesat rregullatore dhe standardet e sigurisë.

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri elektronike, Siguri e Informacionit;
  • 3+ vite eksperiencë në operacione të sigurisë kibernetike, reagim ndaj incidenteve ose zbulim kërcënimesh;
  • Njohuri praktike me platforma SIEM (p.sh. Splunk, Sentinel, QRadar, Elastic);
  • Njohuri praktike me platforma EDR/XDR (p.sh. CrowdStrike, Defender, Sentinel, Palo Alto, etj.);
  • Përvojë me platforma Network Detection & Response (NDR) dhe analizë të trafikut të rrjetit;
  • Njohuri solide të teknikave të sulmit, sjelljes së malware-it dhe taktikave të aktorëve të kërcënimit;
  • Përvojë në analizimin e log-eve nga endpoint-e, firewall-e, proxy, sisteme identiteti dhe platforma cloud;
  • Njohuri të forta të TCP/IP, DNS, HTTP/S dhe arkitekturave tipike të sistemeve bankare;
  • Përvojë në përdorimin e framework-eve si MITRE ATT&CK, NIST ose SANS.

Kualifikime të preferuara:

  • Certifikime sigurie si GCIA, GCED, GCIH ose ekuivalente;
  • Përvojë në monitorimin e sigurisë në cloud;
  • Eksperiencë me platformat SOAR dhe workflow-ve të automatizimit;
  • Përvojë në mbështetjen e operacioneve SOC 24/7 ose reagim ndaj incidenteve on-call.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it recruitment@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët qe do të shortlistohen, do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 23.10.2026 .

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4477376298/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 16/10/2026 · Skadon 15/12/2026

Punë të ngjashme