Përshkrimi
Pozicioni
: Menaxher Shitjesh
Funksionet Bazë dhe Qëllimi i Përgjegjësive:
Menaxheri i Shitjeve është përgjegjës për administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së departamentit të shitjeve.
Ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, udhëheq, organizon dhe kontrollon stafin, si dhe bashkëpunon ngushtë me ta për realizimin e objektivave të kompanisë.
Gjithashtu, është përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe shtimin e portofolit të tyre.
Përgjegjësitë Kryesore
- Krijon strategji për rritjen e shitjes.
- Kontrollon dhe ndjek procedurat e punës së stafit për të siguruar shërbim cilësor, mikpritës dhe të kënaqshëm për klientin.
- Kryen studim tregu mbi çmimet dhe konkurrencën.
- Planifikon, drejton, organizon dhe monitoron stafin.
- Implementon me sukses strategjinë e shitjes.
- Në bashkëpunim me Administratorin përcakton objektivat dhe strategjinë e marketingut.
- Monitoron ekzekutimin e planeve për realizimin e objektivave.
- Mbështet dhe orienton stafin gjatë përmbushjes së detyrave ditore.
- Zhvillon dhe ruan marrëdhëniet me klientët, duke zgjeruar portofolin.
- Përgatit ofertat dhe ndjek procesin e shitjes.
- Kryen trajnime të stafit për komunikimin dhe sjelljen me klientët.
- Raporton sipas kërkesës dhe standardeve të raportimit.
Kërkesat e Edukimit dhe Kualifikimit
-
Studime të larta në Menaxhim & Marketing.
-
Aftësi të mira organizative dhe negociuese.
-
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
.
-
Minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm.
-
Kualifikim i përshtatshëm me pozicionin.
-
Aftësi bashkëpunimi dhe etikë profesionale në marrëdhënie me kolegët.
Cfarë ofron Albgroup:
- Mundësi për zhvillim profesional brenda një grupi biznesesh ne disa sektorë.
- Ambient modern, bashkëpunues dhe mbështetës pune.
- Pjesëmarrje në evente dhe aktivitete të ndryshme të kompanisë.
- Përfitime të tjera në përputhje me politikat e kompanisë.
Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:
Email: hr@albgroup.al
Tel: +355 67 401 0031
*Te gjitha te dhenat e aplikanteve do të trajtohen me konfidencialitet te plote, sipas ligjit Nr. 9887 per "Mbrojtjen e te Dhenave Personale"
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-albgroup-4353755866
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 19/01/2026 · Skadon 19/01/2027