Përshkrimi
Omnes kërkon të punësojë një Recepsioniste, e cila do të jetë përgjegjëse për pritjen dhe komunikimin me pacientët, menaxhimin e komunikimit telefonik dhe koordinimin e takimeve, duke garantuar një shërbim profesional dhe të kujdesshëm.
Detyrat dhe përgjegjësitë
-
Pritja dhe orientimi i pacientëve pranë klinikës.
-
Menaxhimi i telefonatave dhe komunikimit me pacientët.
-
Organizimi dhe konfirmimi i takimeve.
-
Komunikimi me pacientët në gjuhën italiane.
-
Informimi i pacientëve mbi shërbimet e klinikës.
-
Koordinimi me stafin mjekësor për organizimin e axhendës.
-
Menaxhimi i detyrave administrative që lidhen me recepsionin.
Kriteret dhe kualifikimet
-
Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, minimumi niveli B2.
-
Aftësi të mira komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
-
Aftësi organizative dhe korrektësi në punë.
-
Etikë profesionale dhe paraqitje e përshtatshme.
-
Përvoja e mëparshme në recepsion ose në klinika dentare përbën avantazh.
-
Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u trajnuar.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 16/11/2026 · Skadon 15/01/2027