Posto punë

Ballina / Punët / Quality Manager

Quality Manager

Dimal Inc Company

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Dimal INC

, kërkon të punësojë: Quality Manager.

Quality Manager (Menaxher i Cilësisë)

është përgjegjës për planifikimin, zbatimin, mirëmbajtjen, monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore, duke garantuar përputhshmërinë me standardet ISO, legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e klientëve, si dhe duke siguruar efikasitetin e proceseve dhe përmbushjen e objektivave të cilësisë dhe sigurisë ushqimore.

Përgjegjësitë kryesore

  • Zhvillon, zbaton, mirëmban dhe përditëson politikat, procedurat dhe udhëzimet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
  • Menaxhon dhe siguron funksionimin efektiv të sistemeve të menaxhimit sipas ISO 9001 dhe ISO 22000.
  • Drejton, monitoron dhe përditëson sistemin HACCP, përfshirë PRP (Programet Paraprake), OPRP (PRP Operacionale ) dhe PKK.
  • Siguron përputhshmërinë e kompanisë me legjislacionin ushqimor dhe kërkesat rregullatore në fuqi.
  • Ndjek ndryshimet ligjore dhe standardet relevante dhe i integron ato në sistemin e brendshëm.
  • Përfaqëson kompaninë gjatë inspektimeve zyrtare dhe kontrolleve nga autoritetet.
  • Përcakton kriteret e kontrollit dhe planet e inspektimit për lëndët e para, proceset e prodhimit dhe produktin përfundimtar.
  • Mbikëqyr inspektimin hyrës të materialeve dhe vlerësimin e furnitorëve nga këndvështrimi i cilësisë.
  • Menaxhon jo-konformitetet, analizën e shkaqeve rrënjësore dhe ndjek zbatimin e masave korrigjuese dhe parandaluese (CAPA).
  • Planifikon, kryen dhe koordinon auditimet e brendshme të sistemeve dhe proceseve.
  • Koordinon përgatitjen dhe zhvillimin e auditimeve të jashtme (certifikuese, klientësh, autoritete).
  • Ndjek zbatimin e gjetjeve të auditimeve dhe verifikon mbylljen efektive të tyre.
  • Menaxhon dokumentacionin e cilësisë (procedura, instruksione pune, forma dhe regjistra).
  • Siguron kontrollin e dokumenteve dhe versioneve, si dhe rrjedhën e aprovimit.
  • Garantues i gjurmueshmërisë dhe integritetit të të dhënave të cilësisë.
  • Identifikon nevojat për trajnim në cilësi dhe siguri ushqimore.
  • Organizon dhe monitoron trajnimet e stafit në HACCP, higjienë, GMP dhe procedurat e brendshme.
  • Verifikon efektivitetin e trajnimeve të realizuara.
  • Monitoron, analizon dhe raporton treguesit e performancës së cilësisë (KPI).
  • Mat dhe analizon kënaqësinë e klientëve dhe menaxhon ankesat.
  • Propozon dhe ndjek projekte për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve dhe produkteve.
  • Menaxhon planin vjetor të kalibrimit dhe verifikimit të pajisjeve matëse.
  • Raporton periodikisht mbi performancën e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
  • Bashkëpunon ngushtë me Prodhimin, Teknologjinë dhe Furnizimin për parandalimin e rreziqeve dhe përmirësimin e proceseve.

Kualifikime

  • Arsim i lartë në Teknologji Ushqimore, Biologji, Kimi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë në pozicion të ngjashëm në industri ushqimore.
  • Njohuri mbi auditimin e brendshëm.
  • Njohuri të thelluara në sistemet e menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
  • Aftësi analitike dhe metodologjike për menaxhimin e rrezikut.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
  • Integritet profesional dhe orientim ndaj detajeve.
  • Aftësi për menaxhimin e ndryshimeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me email në adresën: recruitment@dimal.com ose kontaktoni ne numrin e telefonit: +355 68 803 0934

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4491602436/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 19/11/2026 · Skadon 18/01/2027

Punë të ngjashme