Posto punë

Ballina / Punët / Quality Assurance Specialist (Junior)

Quality Assurance Specialist (Junior)

Lea Business Consulting

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Lea Business Consulting,

në emër të klientit Bene Assicurazioni Tirana Branch kërkon të punësojë:

Quality Assurance Specialist (Junior)

Përshkrimi i rolit

​

Kandidati do të ketë për detyrë të verifikojë aplikacionet software për të siguruar që ndryshimet e realizuara nga ekipi i zhvillimit përputhen me specifikimet e përcaktuara dhe të komunikuara. Gjithashtu, kandidati do të identifikojë gabime funksionale dhe do të verifikojë ato të raportuara nga përdoruesit e aplikacioneve.

Roli kërkon aftësi analitike, organizim dhe vëmendje ndaj detajeve, pasi kandidati duhet të jetë në gjendje të lexojë dhe kuptojë analizat funksionale dhe kërkesat e përcaktuara për ekipin e zhvillimit, me qëllim testimin korrekt të zbatimit të tyre.

Përgjegjësitë kryesore:

​

  • Verifikimi i funksionalitetit të aplikacioneve software
  • Identifikimi i gabimeve në funksionimin e aplikacioneve software
  • Raportimi i ndryshimeve/gabimeve dhe bashkëpunimi me ekipet përkatëse
  • Zbatimi i standardeve të cilësisë dhe dokumentimi i proceseve

Kërkesat:

​

  • Gjuhë italiane – nivel B2

  • Gjuhë angleze – nivel B1–B2

  • Njohuri bazë në  IT

     (sisteme operative, logjikë teknike)

  • Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve

  • Organizim dhe menaxhim i mirë i informacionit

  • Aftësi shumë të mira komunikimi

  • Njohuri mbi procedurat e sektorit të sigurimeve –  e vlerësuar

  • Njohuri në  Excel, SQL dhe analiza të të dhënave

     –  e vlerësuar

  • Njohuri të gjuhës  SQL

     –  e vlerësuar

Çfarë ofrojmë: ​

  • Trajnim i strukturuar për rolin e Quality Assurance, me mundësi zhvillimi edhe jashtë vendit

  • Mundësi zhvillimi profesional brenda kompanisë

  • Ambient pune modern dhe bashkëpunues

  • Paga: Paga bazë + bonus variabël në bazë të performancës

  • Punë  në zyrë (in-person)

  • Orari:  09:00 – 18:00

     (1 orë pushim), nga e hëna në të premte

Nëse je gati të ndërtosh karrierën tënde dhe të fitosh njohuri dërgo CV-në në:  hr@leaconsulting.al

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatët lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër,do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr.124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/quality-assurance-specialist-junior-at-lea-business-consulting-4353795814

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 19/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme