Posto punë

Ballina / Punët / Purchasing Coordinator

Purchasing Coordinator

Brunes Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicion vakant: Koordinatore Blerjesh

Brunes shpk , një nga kompanitë lider në tregun shqiptar për mobilim dhe arredim, është në kërkim të një Koordinatoreje Blerjesh , e fokusuar kryesisht në bashkëpunimin me furnitorë ndërkombëtarë dhe koordinimin e proceseve të importit.

Ky rol është kyç në garantimin e një zinxhiri furnizimi efikas dhe komunikimi të vazhdueshëm me partnerët jashtë vendit.

Përgjegjësitë kryesore

  • Koordinimi i proceseve të blerjes me furnitorë jashtë Shqipërisë
  • Komunikimi i përditshëm me partnerë ndërkombëtarë për porosi, oferta dhe negociime
  • Ndjekja e porosive, dokumentacionit të importit dhe afateve të dorëzimit
  • Koordinimi me logjistikën dhe departamentet e brendshme
  • Përditësimi i të dhënave dhe raporteve të blerjeve
  • Mbështetje operative për Menaxheren e Blerjeve

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë në blerje / importe ose bashkëpunim me furnitorë ndërkombëtarë (avantazh i rëndësishëm)
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe komunikim)
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Njohuri të MS Excel / Office
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar disa procese paralelisht
  • Vendndodhja: Autostrada Tiranë–Durrës
  • Orari: 08:30 - 17:00 (Monday - Friday)
  • Aplikimi: Dërgoni CV-në tuaj në emailin e Brunes ose aplikoni direkt ne Linkedin.

Bashkohuni me Brunes dhe bëhuni pjesë e një ekipi profesional me fokus ndërkombëtar!

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/purchasing-coordinator-at-brunes-group-4361829928

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 10/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme