Posto punë

Ballina / Punët / Purchase Specialist

Purchase Specialist

Kalaja Talent Consulting

Punë Tiranë Shqipëria Burime njerëzore

Përshkrimi

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Specialist/e Blerjesh per nje nga bashkepunetoret tane.

Vendndodhja: Tiranë

Orari: E Hënë – E Premte | 08:30 – 17:00

Paga: 80,000 ALL

Për një nga partnerët tanë, jemi në kërkim të një Specialisti/e Blerjesh me eksperiencë, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e proceseve të furnizimit dhe blerjeve, duke siguruar disponueshmërinë e produkteve dhe vazhdimësinë e aktivitetit të kompanisë.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Planifikon dhe menaxhon porositë sipas nevojave të kompanisë.

• Kërkon, vlerëson dhe përzgjedh furnitorë në përputhje me kërkesat e biznesit.

• Menaxhon procesin e mbledhjes së ofertave dhe negocion çmimet, kushtet e furnizimit dhe kostot e transportit.

• Koordinon procesin e furnizimit dhe rakordimet me magazinën për hyrjen dhe kontrollin e mallrave.

• Verifikon cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të blera sipas standardeve të përcaktuara.

• Bashkëpunon me departamentin e shitjeve për planifikimin e porosive dhe përzgjedhjen e produkteve të reja.

• Përgatit raporte periodike dhe monitoron stokun e produkteve.

• Ofron mbështetje dhe informacion për produktet tek departamentet e tjera të kompanisë.

Kualifikimet:

• Arsim i lartë.

• Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.

• Njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane dhe Angleze.

• Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.

• Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe negociuese.

• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

• Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar me afate.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën: aviola.isufi@ktc.al ose të kontaktojnë në numrin 069 409 3986.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/purchase-specialist-at-kalaja-talent-consulting-4425781312

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 15/06/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme