Posto punë

Ballina / Punët / Promotore & Merchandiser

Promotore & Merchandiser

EUROLAB Internacional Career

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përshkrimi

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP sh.p.k , një nga kompanitë lider në import dhe distribucion në Shqipëri, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, kërkon Promotore & Merchandiser (F) energjike dhe profesionale për të përfaqësuar markat e kompanisë në terren.

Kandidatët e suksesshëm do të sigurojnë ekspozim optimal të produkteve, promovim të tyre dhe komunikim pozitiv me klientët, duke mbështetur objektivat e marketingut dhe shitjeve.

Detyrat

  • Promovon dhe prezanton produktet tek klientët, duke komunikuar veçoritë dhe përfitimet e tyre.
  • Siguron ekspozimin e duhur të produkteve sipas standardeve të brandeve.
  • Vendos dhe mirëmban materialet promocionale dhe elementet e brandimit.
  • Monitoron stokun dhe raporton mbi ecurinë e aktiviteteve dhe reagimet e konsumatorëve.
  • Bashkëpunon me ekipet e marketingut dhe shitjeve për fushata dhe evente.
  • Përfaqëson me profesionalizëm imazhin dhe vlerat e kompanisë.

Kualifikimet

  • CV me foto e bashkëngjitur
  • Arsim i mesëm ose i lartë (Marketing, Ekonomi, Menaxhim ose të ngjashme).
  • Eksperiencë e mëparshme në FMCG / Merchandising / Promovim.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për punë në terren.
  • Të zotërojë patentë të kategorisë B

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, Dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën:  hr@eurolabinternacional.com  me subjekt:  Aplikim – Promotore & Merchandiser ose mund te kontaktoni:

Nr. tel: 0688547695

Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e përfaqësimit të markave më të njohura në treg!

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/promotore-merchandiser-at-eurolab-internacional-career-4375956320

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 27/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme