Posto punë

Ballina / Punët / Project Sales Manager

Project Sales Manager

JOVEX Light

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

We're Hiring | Project Sales Manager

Jovex Light po kërkon një Project Sales Manager për t'iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë.

Kërkojmë një profesionist me eksperiencë në shitje dhe menaxhim projektesh, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e mundësive të reja të biznesit, menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe ndjekjen e projekteve të ndriçimit nga faza fillestare deri në realizimin e tyre.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe zhvillimi i portofolit të klientëve.
  • Ndërtimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me arkitektë, studio projektimi, investitorë dhe kompani ndërtimi.
  • Prezantimi i produkteve dhe zgjidhjeve të ndriçimit sipas kërkesave të klientëve.
  • Përgatitja, negocimi dhe ndjekja e ofertave tekniko-financiare deri në finalizimin e shitjes.
  • Menaxhimi dhe ndjekja e projekteve nga faza e planifikimit deri në realizimin dhe dorëzimin përfundimtar.
  • Koordinimi me klientët, ekipet teknike, furnitorët dhe kontraktorët për ecurinë e projekteve.
  • Monitorimi i afateve, porosive dhe punimeve në terren, duke identifikuar dhe zgjidhur problematikat gjatë realizimit.
  • Realizimi i objektivave të shitjes dhe raportimi mbi ecurinë e projekteve dhe rezultatet.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Arsim i lartë në Inxhinieri Elektrike, Arkitekturë, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë në shitje B2B dhe menaxhim ose koordinim projektesh.
  • Preferohet eksperiencë në sektorin e ndriçimit, ndërtimit ose produkteve teknike.
  • Aftësi për të kuptuar dhe interpretuar dokumentacionin dhe specifikimet teknike të projekteve.
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi, organizimi dhe zgjidhjeje problematikash.
  • Autonomi në menaxhimin e detyrave dhe orientim drejt rezultateve.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Patentë drejtimi e kategorisë B.

Nëse ke eksperiencë në zhvillimin e shitjeve dhe ndjekjen e projekteve, të ftojmë të aplikosh për t'u bërë pjesë e ekipit tonë!

📩 Dërgo CV-në duke specifikuar pozicionin Project Sales Manager - Jovex Light

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4489492486/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 10/11/2026 · Skadon 09/01/2027

Punë të ngjashme