Posto punë

Ballina / Punët / Project Coordinator

Project Coordinator

Albgroup

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përmbledhje e Pozicionit:

Koordinatori/ja i/e Projektit është përgjegjës/e për planifikimin, organizimin dhe mbikqyrjen e projekteve Europiane, për të siguruar që ato të përfundohen me sukses dhe brenda afateve të përcaktuara. Ai/ajo punon ngushtë me ekipet e ndryshme, me menaxhmentin dhe palë të tjera të përfshira, si dhe menaxhon të gjtha burimet, për të garantuar permbushjen në kohë dhe me efikasitet të objektivave të projektit .

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Planifikimi dhe koordinimi i të gjitha fazave dhe aktiviteteve, sipas objektivave të projektit;
  • Zhvillimi dhe ndjekja e afateve kohore, për të siguruar përfundimin e projektit brenda afateve dhe buxhetit të përcaktuar;
  • Koordinimi i burimeve, shpërndarja e detyrave sipas nevojave të projektit dhe optimizimi i proçeseve të punës;
  • Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me ekipin dhe palët e interesuara;
  • Monitorimi dhe raportimi i statusit të projektit, përfshirë identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të mundshme;
  • Sigurimi që projektetet të jenë në përputhje me standardet dhe politikat e kompanisë.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në Menaxhim, Administrim Biznesi, ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë e mëparshme në menaxhimin ose koordinimin e projekteve Europiane;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese;
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion dhe në një mjedis dinamik dhe në ndryshim;
  • Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi me ekipe të ndryshme;
  • Njohuri të mira financiare dhe buxhetore janë një avantazh
  • Përdorimi i avancuar i mjeteve të zyrës dhe aplikacioneve të menaxhimit të projekteve.

Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

Email: hr@albgroup.al

Tel: +355 67 401 0031

*Te gjitha te dhenat e aplikanteve do të trajtohen me konfidencialitet te plote, sipas ligjit Nr. 9887 per "Mbrojtjen e te Dhenave Personale"

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/project-coordinator-at-albgroup-4343927454

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 17/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme