Posto punë

Ballina / Punët / Programues me eksperiencë (Java Full-Stack)

Programues me eksperiencë (Java Full-Stack)

Intermedia.al

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Im Tech Group po zgjeron ekipin, kërkojmë programues me eksperiencë

Im Tech Group është një kompani zhvillimi software dhe marketingu digjital, e specializuar në ndërtimin e platformave teknologjike për industrinë e turizmit. Aktualisht po kërkojmë programues me eksperiencë për t’u bashkuar me ekipin tonë dhe për të kontribuar në zhvillimin e platformave tona kryesore si Allbookers.com dhe BookersDesk.com.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e aplikacioneve web me Java & Spring Boot
  • Implementimi i logjikës backend dhe integrimi me RESTful APIs
  • Zhvillimi i ndërfaqeve moderne frontend duke përdorur HTML, CSS, JavaScript
  • Punë me framework-e moderne frontend si Angular dhe/ose React
  • Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e dizajnit, QA dhe Project Manager
  • Optimizimi i performancës, sigurisë dhe stabilitetit të aplikacioneve
  • Mirëmbajtja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kodit ekzistues

Kërkesat:

  • Eksperiencë e provuar në Java Spring Boot
  • Njohuri të avancuara në HTML, CSS, JavaScript
  • Eksperiencë praktike me Angular dhe/ose React
  • Njohuri mbi REST APIs dhe arkitekturën MVC
  • Eksperiencë me databaza relacionale (MySQL)
  • Njohuri mbi Git / version control
  • Aftësi analitike, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve

Çfarë ofrojmë:

  • Projekte reale dhe afatgjata me përdorim ndërkombëtar
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe teknologjik
  • Pagesë konkurruese sipas eksperiencës
  • Pozicion Full-Time, office-based

📍 Vendndodhja: Tiranë

📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në ose të na kontaktojnë për më shumë informacion.

👉 Apliko dhe bëhu pjesë e ekipit tonë teknologjik!

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/programues-me-eksperienc%C3%AB-java-full-stack-at-intermedia-al-4356574829

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 29/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme