Posto punë

Ballina / Punët / POWER BI DEVELOPER

POWER BI DEVELOPER

2Smart Systems

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

SHPALLJE POZICION VAKANT

Simplicity in Action

·         PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË

2Smart Systems është një kompani që operon në fushën e zgjidhjeve të avancuara teknologjike për biznese dhe rezidenca. Kompania është pjesë e grupit Gener2 i cili e ka  pozicionuar veten si një kompani lider  në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi dhe rajoni , ku ndërthuret dija, aftësia, përvoja dhe përkushtimi për të përfunduar çdo projekt me sukses.

·         TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

POWER BI DEVELOPER

·         PERSHKRIMI I POZICIONIT

Power BI Developer do të jetë përgjegjës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e dashboard-eve dhe raporteve analitike që ndihmojnë 2Smart Systems dhe klientët e saj të marrin vendime të bazuara në të dhëna

·         PERGJEGJESITE KRYESORE

·        Projektimi dhe zhvillimi i dashboard-eve interaktive në Microsoft Power BI.

·        Krijimi dhe optimizimi i modeleve të të dhënave dhe raporteve analitike.

·        Përdorimi i DAX dhe Power Query për transformimin dhe analizën e të dhënave.

·        Shkrimi dhe optimizimi i query-ve SQL.

·        Integrimi i të dhënave nga burime dhe sisteme të ndryshme.

·        Analizimi i të dhënave të biznesit dhe identifikimi i KPI-ve kryesore.

·        Bashkëpunimi me ekipet e 2Smart Systems dhe klientët për të kuptuar kërkesat dhe për t’i kthyer ato në zgjidhje praktike.

·        Mirëmbajtja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i raporteve dhe zgjidhjeve BI.

·         KRITERET KRYESORE

·        Eksperiencë me Microsoft Power BI.

·        Njohuri të mira në SQL, DAX dhe Power Query.

·        Kuptim i mirë i modelimit të të dhënave dhe proceseve ETL.

·        Aftësi analitike dhe orientim ndaj zgjidhjes së problemeve.

·        Aftësi për të kuptuar kërkesat e biznesit dhe për t’i përkthyer në raporte të qarta.

·        Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup.

·        Eksperienca me Azure, data warehouses ose platforma të tjera cloud/data është avantazh.

·         KRITERET KRYESORE

·        Mundësi për të punuar me projekte reale dhe të dhëna nga industri të ndryshme.

·        Përfshirje në projekte të Business Intelligence, Data Analytics dhe AI.

·        Mundësi për zhvillim profesional dhe për të punuar me teknologji moderne.

·        Mjedis dinamik dhe bashkëpunues.

·        Kushte konkurruese në varësi të eksperiencës dhe aftësive.

·         APLIKIMI

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit info@2smart.al  .

Afati i fundit i aplikimit është data 18 Shtator 2026, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* 2Smart Systems merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4452239728/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 17/08/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme