Posto punë

Ballina / Punët / Pergjegjese per Arken (Rea's sh.p.k)

Pergjegjese per Arken (Rea's sh.p.k)

DM Consulting Services

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjëse për arkëtimin ditor të klientëve në zyrë dhe përgatitjen e pagesave sipas nevojave të punës.
  • Regjistrimi i veprimeve të arkës në sistemin financiar.
  • Kontrolli i saktësisë së hedhies së veprimeve me bankat dhe arkën në sistemin financiar.
  • Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe levizjes së fondeve në banka/arke.
  • Përgjegjëse për përpilimin e dokumentave përkatëse të arkës.
  • Rakordimi i gjendjes së inventarit të agjentëve dhe hedhja në sistem i veprimeve kontabël.
  • Komunikime dhe rakordime periodike me klientët.
  • Asistimi i agjentëve në lidhje me problematika ne procesin e shitjeve.
  • Përpilon dhe raporton te punëdhënësi në kohë për problematika të caktuara që kompania ka në lidhje me mjetet monetare.
  • Detyra të tjera sipas nevojës në zyrën e Financës.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet në Universitetin e Tiranës.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office dhe programit financiar Bilanc.
  • Aftësi të mira kalkuluese dhe analitike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  • Të jetë e shkathët, e aftë dhe e hapur për të marrë përsipër përgjegjësi dhe detyra të reja.
  • Etikë pune dhe përpikmëri në orarin e punës.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/pergjegjese-per-arken-rea-s-sh-p-k-at-dm-consulting-services-4350262932

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 15/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme