Posto punë

Ballina / Punët / Përgjegjës i Sektorit të Zhvillimit të Produkteve dhe Proceseve të Kredisë Konsumatore

Përgjegjës i Sektorit të Zhvillimit të Produkteve dhe Proceseve të Kredisë Konsumatore

OTP Bank Albania

Punë Tiranë Shqipëria Bankari

Përshkrimi

Pozicioni : Përgjegjës i Sektorit të Zhvillimit të Produkteve dhe Proceseve të Kredisë Konsumatore

Divizioni:  Retail

Kualifikimi i kërkuar:

·         Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të

;

·         Mbi pesë vite përvojë në sektorin financiar/bankar në detyra të lidhura me kërkesat e pozicionit;

·         Përvojë e provuar në udhëheqjen e ekipeve dhe nismave strategjike;

·         Njohuri të plota të produkteve të kreditimit, proceseve të kredisë, mjedisit rregullator dhe dinamikave të tregut;

·         Aftësi në analizë financiare, menaxhim projektesh dhe procesesh;

·         Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe menaxhim të palëve të interesuara;

·         Aftësi të forta analitike dhe mendim strategjik;

·         Lidership vizionar me qasje të orientuar drejt rezultateve

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

:

Zhvillimi dhe Menaxhimi i Produkteve

·        Zhvillon dhe mirëmban një gamë të produkteve te kredive konsumatore për të gjitha segmentet e klientëve individualë që te përmbushe nevojat e tyre dhe objektivat e Bankës;

·        Analizon trendet e tregut, nevojat e klientëve dhe praktikat më të mira për të identifikuar mundësi rritjeje;

·        Përgatit dizenjimin dhe implementimin si edhe monitoron performancën e të gjitha produkteve të kredive konsumatore për individë;

·        Rishikon produktet ekzistuese për të rritur efikasitetin dhe për të maksimizuar perfitueshmërinë;

·        Menaxhon strategjitë e normave te interesit dhe komisioneve, ciklin e jetës së produktit dhe fushatat promocionale.

Zhvillimi dhe Menaxhimi i Proceseve

·        Udhëheq iniciativa për të thjeshtuar dhe automatizuar proceset e kreditimit dhe prezanton e implementon praktikat më të mira;

·        Monitoron dhe vlerëson vazhdimisht proceset e kreditimit për të identifikuar pikat problematike dhe për të ndërmarrë veprime për përmirësim, me synim reduktimin e kohës së përpunimit dhe përmirësimin e përvojës së klientit;

·        Monitoron KPI-të e kohës së përpunimit dhe raporton rregullisht mbi efektivitetin e procesit, duke propozuar metoda përmirësimi.

Qeverisja dhe Përputhshmëria

·        Siguron që të gjitha produktet dhe proceset të jenë në përputhje me kërkesat rregullatore dhe politikat e brendshme;

·        Bashkëpunon me ekipet e riskut, ligjore dhe përputhshmërisë për të siguruar kontroll dhe përputhshmëri te plotë;

·        Analizon dhe zbaton ndryshimet rregullatore që ndikojnë në veçoritë e produkteve si dhe transparencën e dokumenteve dhe informacionit;

·        Mbikëqyr përgjigjet ndaj auditimeve dhe siguron zbatimin e veprimeve korrigjuese.

Menaxhimi i bashkepunimit me departamentet e tjera

·        Bashkëpunon me departamentet e brendshme si Shitjet, Marketingu, Projektet, IT, Risku etj. për të siguruar respektimin e kritereve te Riskut, implementimin e duhur të produktit në sistem, promocionin e produkteve dhe krijimin e fushatave specifike apo strategjisë promocionale.

·        Punon ngushtë me rrjetin e degëve dhe kanalet e shpërndarjes për të siguruar që produktet e kredive konsumatore të shiten në përputhje me objektivat e biznesit dhe që njohuritë për produktet të jenë në nivel të kenaqshëm;

·        Përgjegjës për raportime të rregullta ne Grup për zhvillimin e produkteve dhe proceseve konsumatore.

Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 9 Korrik 2026

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrgjegj%C3%ABs-i-sektorit-t%C3%AB-zhvillimit-t%C3%AB-produkteve-dhe-proceseve-t%C3%AB-kredis%C3%AB-konsumatore-at-otp-bank-albania-4433156866

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 03/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme