Posto punë

Ballina / Punët / Përgjegjës i Logjistikës dhe Magazinës (UFT)

Përgjegjës i Logjistikës dhe Magazinës (UFT)

CCBS

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS)

, pjesë e një prej grupeve lider në industrinë e pijeve në vend, është vazhdimisht në kërkim të profesionistëve të talentuar që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesin e markave tona dhe kompanive të grupit.

Në kuadër të këtij angazhimi, CCBS

po suporton procesin e rekrutimit për pozicionin “Përgjegjës i Logjistikës dhe Magazinës”

për një nga kompanitë e Grupit, Uji i Ftohtë Tepelene (UFT)

.

Qëllimi i Punës:

Pozicioni planifikon, koordinon dhe monitoron të gjitha aktivitetet e logjistikës dhe magazinës, duke siguruar rrjedhën e duhur të materialeve dhe produkteve (produkte të gatshme, lëndë të para, pjesë këmbimi, paketim) në magazinat brenda dhe jashtë kompanisë. Garanton përmbushjen e afateve, sasive dhe standardeve të cilësisë, si dhe saktësinë dhe përmbushjen në kohë të të gjithë raporteve dhe dokumentacionit.

Roli dhe pergjegjesite:

1. Objektivat Operacionale:

  • Menaxhimi efikas i proceseve logjistike: zhdoganimi, magazinim, trajtim i brendshëm, transferime midis magazinave, transport dhe shpërndarje.
  • Sigurimi i funksionimit dhe organizimit të duhur të të gjitha lokacioneve të magazinës, duke garantuar rrjedhë të rregullt të materialeve dhe optimizim të hapësirës dhe burimeve.
  • Optimizimi dhe ulja e kostove të logjistikës dhe menaxhimit të magazinës përmes përmirësimeve të vazhdueshme të proceseve.

2. Objektivat e Cilësisë:

  • Pajtueshmëria me standardet e cilësisë dhe sigurisë për të gjitha materialet e magazinuara.
  • Zvogëlimi i gabimeve, mospërputhjeve dhe moskonformiteteve të inventarit.
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve të magazinimit.
  • Sigurimi i kënaqësisë së klientëve të brendshëm dhe të jashtëm përmes një magazinimi efikas dhe të organizuar mirë.

Fushat Kryesore të Përgjegjësisë:

  1. Marrja e përgjegjësisë për logjistikën dhe proceset e magazinës, duke garantuar pajtueshmërinë me afatet, sasitë dhe cilësinë.
  2. Optimizimi dhe ulja e kostove të logjistikës dhe burimeve të disponueshme, duke propozuar veprime të vazhdueshme për përmirësim.
  3. Koordinimi i të gjitha aktivitetet e magazinave (brenda dhe jashtë), duke përfshirë:
  • Monitorimin dhe menaxhimin e inventarit fizik
  • Trajtimin e brendshëm të produkteve
  • Transferimin e mallrave midis magazinave sipas nevojave
  • Organizimin optimal të hapësirës së magazinimit
  • Monitorimin e kushteve të magazinimit dhe pajtueshmërinë me standardet e sigurisë dhe cilësisë

4.Planifikimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve logjistike që lidhen me transportin e lëndëve të para, produkteve të gatshme dhe pjesëve rezervë, duke bashkëpunuar me furnizuesit dhe transportuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.

5.Koordinimi i rrjedhave të materialeve midis prodhimit, magazinës dhe klientëve/furnizuesve të brendshëm dhe të jashtëm.

6.Optimizimi i kohës dhe kostove të transportit.

7.Sigurimi që të gjithë dokumentacioni, faturat dhe deklaratat doganore të jenë të sakta dhe në përputhje me rregulloret dhe marrëveshjet tregtare.

8.Kontrolli i faturave mujore të ofruesve të shërbimeve të transportit dhe verifikimi i përputhshmërisë me sasitë e trajtuara.

9.Monitorimi i performancës së ofruesve të shërbimeve logjistike dhe propozim veprimesh korrigjuese kur është e nevojshme.

10.Mbikëqyrja e stafit të magazinës dhe operatorëve të pirunëve ngritës, duke siguruar respektimin e procedurave standarde.

11.Raportimi i çdo problematike tek Përgjegjësi Operacional i Prodhimit.

12.Pjesëmarrja në projekte ose detyra të tjera sipas nevojës.

13.Zbatimi i rregulloreve të sigurisë në vendin e punës.

14.Përputhshmëria me standardet HACCP dhe ISO 9001:2015 .

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Finance, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë pune në logjistikë, magazinim ose menaxhim operativ , preferohet në kompani prodhimi.
  • Njohuri mbi proceset e transportit, magazinimit dhe dokumentacionit doganor.
  • Aftësi të mira organizimi, planifikimi dhe menaxhimi të ekipit.
  • Aftësi analitike dhe orientim drejt optimizimit të proceseve dhe kostove.
  • Njohuri mbi standardet e cilësisë dhe sigurisë në industri.
  • Njohuri te mira te gjuhes Angleze ose Italiane
  • Te banoje ne Tepelene, Gjirokaster, Fier ose ne zonat perreth.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke derguar email në hr@cocacola.al 15/06/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrgjegj%C3%ABs-i-logjistik%C3%ABs-dhe-magazin%C3%ABs-uft-at-ccbs-4420746146

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 04/06/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme