Posto punë

Ballina / Punët / Payroll Specialist

Payroll Specialist

Hitweb.it

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Rreth HITJOB​

HITJOB është një kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë

në tregun shqiptar, e angazhuar në ofrimin e zgjidhjeve profesionale për kompani të njohura ndërkombëtare, kryesisht amerikane dhe italiane.

Nëpërmjet partneriteteve të konsoliduara, krijojmë mundësi punësimi për profesionistët shqiptarë që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në një mjedis ndërkombëtar dhe profesional

. Duke ofruar mbështetje administrative, ligjore dhe operacionale, sigurojmë një bashkëpunim të qëndrueshëm si për partnerët tanë, ashtu edhe për punonjësit.

Aktualisht, po kërkojmë një " Payroll Specialist"

të organizuar, korrekt dhe të përkushtuar, për t'iu bashkuar ekipit të një kompanie ndërkombëtare partnere

.

Përgjegjësitë kryesore:​

  • Administrimi dhe përpunimi mujor i pagave (Payroll) për punonjësit.
  • Verifikimi i të dhënave të nevojshme për përllogaritjen e pagave, përfshirë orët e punës, lejet, mungesat dhe ndryshimet mujore.
  • Administrimi dhe përditësimi i të dhënave dhe dokumentacionit të punonjësve.
  • Mbështetja në proceset e administrimit të marrëdhënieve të punës dhe dokumentacionit të stafit.
  • Përgatitja e raporteve mujore lidhur me pagat dhe kostot e personelit.
  • Mbështetja në përgatitjen dhe kontrollin e pagesave të pagave.
  • Kryerja e rakordimeve dhe kontrolleve të nevojshme për të garantuar saktësinë e të dhënave.
  • Mbajtja dhe administrimi i dokumentacionit të punonjësve në përputhje me procedurat e kompanisë.
  • Bashkëpunimi me departamentet e HR, Finance dhe administratës.
  • Garantimi i saktësisë, konfidencialitetit dhe përpunimit korrekt të të dhënave të punonjësve.
  • Mbështetja në detyra të tjera administrative dhe financiare sipas nevojave të kompanisë.

Kriteret:​

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi, Burime Njerëzore ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në Payroll, HR Administration, Employee Administration, Finance ose Accounting përbën avantazh.
  • Njohuri të mira në përpunimin e pagave dhe administrimin e të dhënave të punonjësve.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office , veçanërisht Excel.
  • Njohja e gjuhës italiane në nivel minimumi B2 është kriter i detyrueshëm.
  • Njohja e gjuhës angleze në nivel minimumi B2.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe respektim të konfidencialitetit.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra dhe afate njëkohësisht.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht në një mjedis ndërkombëtar.

Çfarë ofrojmë:​

  • Pozicion Full-Time dhe On-Site.
  • Kontratë të rregullt pune.
  • Mundësi për të punuar me një kompani ndërkombëtare dhe për të zhvilluar eksperiencë në një mjedis ndërkombëtar.
  • Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë integrimit në rol.
  • Drekë e ofruar nga kompania.
  • Orar pune nga e hëna në të premte , me të shtunën dhe të dielën pushim.

Vendndodhja: Tiranë – Pozicion On-Site

​

Nëse besoni se ky pozicion përputhet me profilin dhe ambiciet tuaja profesionale, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje.

#HITJOB #Pune #NjoftimPune #Punesim #Finance #Accounting #JuniorAccountant #Karriere

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4462520122/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 08/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme