Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar në Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës personel administrativ “ Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme në Fakultetin e Mjekësisë ”.

  • Përshkrimi përgjithësues i punës:
  • Mirëmban rrjetin elektrik, hidraulik dhe kaldajën;
  • Kontrollon në çdo kohë gjendjen e rrjetit dhe të njoftojë menjëherë për çdo difekt dhe avari në rrjet;
  • Kujdeset për ndezjen dhe fikjen e kaldajës në periudhën e përdorimit të saj;
  • Administron dhe mirëmban të gjitha pajisjet dhe veglat e punës që ka në ngarkim për shkak të detyrave që realizon.
  • Kriteret:

Kandidati Për Vendin e Punës “Teknik i Mesëm i Specialiteteve Të Ndryshme Në Fakultetin e Mjekësisë” Duhet Të Plotësojë Këto Kritere

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm
  • Të ketë eksperiencë pune
  • Të zotërojë certifikatë kualifikimi për enët nën presion/kaldajat
  • Të jetë shtetas shqiptar
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit.
  • Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikim
  • Jetëshkrim sipas formatit standard (europass)
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  • Kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme
  • Kopje të noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë)
  • Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji
  • Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
  • Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 20.08.2018 – 03.09.2018 (10 ditë pune). Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

20 August, 2018 |

Previous

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË SHËRBIMEVE” NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “SPECIALIST I SHËRBIMEVE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-%E2%80%9Cteknik-i-mes%C3%ABm-i-specialiteteve-t%C3%AB-ndryshme%E2%80%9D-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4387814625

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme