Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “SPECIALIST” PRANË NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “SPECIALIST” PRANË NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, “ Specialist” pranë Njësisë së Auditimit të Brendshëm

  • Kriteret:

Kandidatët Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

  • Kritere të përgjitshme:
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerje të veprës/ave penale;
  • Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Kritere të veçanta:
  • Të ketë diplomë universitare të nivelit të dytë në shkencat ekonomike ose juridike;
  • Të jetë i çertifikuar si “Auditues i brendshëm”, prej të paktën një viti;
  • Të ketë përvoj pune të paktën 5 (pesë) vjet në profesion;
  • Të ketë qënë auditues i brendshëm, jo më pak se 3 (tre) vjet;
  • Të ketë notë mesatare të shkollës së lartë (bachelor dhe master) mbi 8 (tetë).
  • Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim për vendin e punës;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave, bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës dhe/ose vërtetime të punës;
  • Deklaratë për konfliktin e interesit;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Dokumenta të tjera që vërtetojnë trajnimet apo kualifikimet shtesë;
  • Referenca nga punëdhënësi gjatë vitit të fundit;
  • Vetëdeklarim mbi gjëndjen gjyqësore (ose dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
  • Diplomat apo çertifikatat e fituara në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me vërtetimin e njohjes dhe njëhsimit nga MARS, sipas përcaktimit të ligjit nr. 80, datë 22.07.2015, neni 92, pika 3.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit : 24.09.2018 – 08.10.2018

  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e ligjeve të sipërpërmendura;
  • Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërpërmendur, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

25 September, 2018 |

Previous

KRITERET E PUNËSIMIT PËR VENDE PUNE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV “SPECIALIST I SHËRBIMEVE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-%E2%80%9Cspecialist%E2%80%9D-pran%C3%AB-nj%C3%ABsis%C3%AB-s%C3%AB-auditimit-t%C3%AB-brendsh%C3%ABm-n%C3%AB-universiteti-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4387823218

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme