Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës “ Sekretar mësimor në Fakultetin e Mjekësisë Dentare ”;

  • Kriteret:

Kandidati Për Vendin e Punës “Sekretar Mësimor Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” Duhet Të Plotësojë Këto Kritere

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose diploma ekuivalente me të;
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në fushën përkatëse;
  • Të zotërojë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht (gjuha angleze përbën avantazh);
  • Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit.

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim
  • Jetëshkrim sipas formatit standard (europass)
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit)
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë)
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji
  • Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj
  • Vlerësim nga punëdhënësi i punës së fundit dhe çdo vlerësim tjetër pune (nëse ka)
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

Mënyra e Vlerësimit Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës, kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokummentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)

Afatit të dorëzimit të dokumentacionit është: 25.06.2018–06.07.2018 (10 ditë pune). Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

29 June, 2018 |

Previous

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL AKADEMIK NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË SHËRBIMEVE” NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-me-karakter-administrativ-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4375480217

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 19/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme