Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR 1(NJË) VEND PUNE NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR 1(NJË) VEND PUNE NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në propozimin e Drejtorit Juridik me Nr. 92 prot., datë 14.01.2021, si edhe në Urdhërin e Rektorit Nr.34, datë 16.04.2021 shpall konkursin për pozicionin e punës, Ndihmës Akademik ”Specialist”, në Sektorin e Shërbimeve Juridike të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë : Kritere Të Përgjithshme

  • Të zotërojë diplomë të nivelit MSC, ose ekuivalente me të (DIND) në shkenca juridike;
  • Të ketë eksperience pune , jo me pak se 3 (tri) vite, eksperienca e punës në Institucione të Arsimit të Lartë dhe përfaqësimi në proceset gjygjësore përbëjnë avantazh;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht,Italisht, Spanjisht;
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar ;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;

Dokumentacioni i Kërkuar Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  • Dëshmi Penaliteti të marrë brenda (tre muajve të fundit);

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi ligjin NR. 7961 12. 07. 1995 kodi i Punës i RSH, i ndryshuar
  • Kodi Administrativ dhe Kodi i Procedurës Administrative i RSH
  • Kodi Civil dhe Kodi i Procedurës Civile i RSH
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Mënyra e Vlerësimit Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

26 April, 2021 |

Previous

Njoftim për vend pune për personel administrativ ne pozicionin “Specialist në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve” Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e Mjekësise Tirane,

Next

NJOFTIM PËR “PËRGJEGJËS” NË SEKTORIN E STANDARDEVE TË CILËSISË DHE STATISTIKAVE NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-pune-n%C3%AB-sektorin-e-sh%C3%ABrbimeve-juridike-%E2%80%9Cspecialist%E2%80%9D-me-kontrat%C3%AB-me-afat-t%C3%AB-pacaktuar-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397493160

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme