Përshkrimi
Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu kërkon të punësojë Ndihmës Ekonomist/e Durrës.
Detyrat
- Asiston në regjistrimin dhe përpunimin e dokumentacionit financiar dhe kontabël.
- Përgatit dhe sistematizon faturat e shitjes, blerjes dhe dokumentet shoqëruese.
- Ndihmon në lëvizjet e magazinës, fletë hyrje, fletë dalje
- Asiston në regjistrimin e veprimeve të bankës.
- Asiston në rakordimin e faturave dhe dokumenteve me klientët dhe furnitorët.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë-Kontabilitet ose në një fushë të ngjashme.
- 2 vite minimumi eksperiencë të mëparshme.
- Njohuri bazë në kontabilitet dhe dokumentacion financiar.
- Njohuri të mira të paketës Alpha, ose program tjetër financiar.
Ofrohet:
- Pagë shumë të kënaqshme.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient korrekt dhe profesional pune.
Orari :
E hënë – E premte: 08:00 – 16:30
E shtunë: 08:00 – 12:00
Vendndodhja: Tiranë
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 29/10/2026 · Skadon 28/12/2026