Posto punë

Ballina / Punët / MUNDËSI PUNËSIMI | ARKITEKT

MUNDËSI PUNËSIMI | ARKITEKT

Dominusoft Company

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

MUNDËSI PUNËSIMI | ARKITEKT

Në bashkëpunim me një zyrë partnere projektimi, Dominusoft kërkon 1–2 Arkitektë, me 1–2 vite eksperiencë pune, të motivuar për t'u angazhuar në projekte arkitekturore të tipologjive dhe shkallëve të ndryshme.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi dhe zhvillimi i projekteve arkitekturore në faza të ndryshme të projektimit.
  • Përgatitja e planimetrive, prerjeve, fasadave dhe detajeve teknike.
  • Modelimi 3D dhe përgatitja e materialeve vizuale për prezantim.
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik për projektet e zbatimit.
  • Bashkëpunimi me arkitektë senior dhe specialistë të disiplinave të tjera inxhinierike.
  • Respektimi i afateve dhe standardeve të cilësisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Arkitekturë.
  • 1–2 vite eksperiencë në projektim arkitekturor.
  • Njohuri shumë të mira të AutoCAD.
  • Njohuri në Revit, ArchiCAD, SketchUp ose programe të ngjashme.
  • Njohuri në programe renderimi (Lumion, Enscape, V-Ray) përbëjnë avantazh.
  • Aftësi në leximin dhe përgatitjen e vizatimeve teknike.
  • Aftësi organizative, përgjegjshmëri dhe frymë bashkëpunimi.

Çfarë ofrohet:

  • Përfshirje në projekte rezidenciale, komerciale dhe zhvillime të shkallës së gjerë.
  • Bashkëpunim me studio dhe partnerë ndërkombëtarë të projektimit.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4486240771/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 06/11/2026 · Skadon 05/01/2027

Punë të ngjashme