Posto punë

Ballina / Punët / Merchandiser

Merchandiser

Ferra&CO

Punë Durrës Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Ferra&CO po rekruton | Merchandiser – Durrës dhe Tiranë

Ferra&CO kërkon persona të organizuar dhe të vëmendshëm ndaj detajeve për të siguruar që produktet tona ushqimore të markave Ferra - King të jenë të pranishme, të dukshme dhe të ekspozuara siç duhet në supermarkete dhe pika të tjera shitjeje.

Pozicioni është pjesë e ekipit të shitjeve dhe puna zhvillohet në terren , në supermarkete dhe pika të tjera shitjeje, në bashkëpunim me ekipin e shitjeve të zonës.

Përgjegjësitë kryesore

  • Viziton pikat e shitjes sipas itinerarit të përcaktuar dhe raporton për vizitat.
  • Kontrollon disponueshmërinë e produkteve, vendosjen në raft, etiketat e çmimeve dhe respektimin e hapësirave të dakordësuara për ekspozim.
  • Evidenton mungesat në raft dhe koordinon plotësimin e tyre me stafin e pikës së shitjes dhe agjentin e zonës.
  • Ndjek zbatimin e promocioneve dhe dokumenton ekspozimin me fotografi kur kërkohet.
  • Raporton produktet pranë skadencës dhe ndryshimet në çmimet ose promocionet e konkurrencës.

Profili që kërkojmë

  • Aftësi për të organizuar vizitat ditore dhe për të punuar në mënyrë të pavarur në terren.
  • Komunikim i mirë me stafin e pikave të shitjes dhe ekipin e Ferra&CO.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në raportim.
  • Përvoja në merchandising, në supermarkete ose në shitje në terren përbën avantazh.

Aplikimi

Dërgoni CV-në në info@ferra.al me subjekt “Aplikim – Merchandiser Durrës” ose “Aplikim – Merchandiser Tiranë” , sipas qytetit ku dëshironi të punoni.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4488217673/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 11/11/2026 · Skadon 10/01/2027

Punë të ngjashme