Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher/e për Mirëmbajtjen e Rezidencave

Menaxher/e për Mirëmbajtjen e Rezidencave

Rekrutime Agikons

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Agikons sh.p.k , me mbi 20 vite eksperiencë në tregun vendas dhe ndërkombëtar, njihet për standarde të larta cilësie dhe profesionalizmi. Si pjesë e grupit Agikons, S&D Invest sh.a operon mbi të njëjtat vlera dhe, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kërkon të punësojë:

🔹 Pozicioni:

Menaxher/e për Mirëmbajtjen e Rezidencave

📍 Departamenti: Shërbime Teknike & Operacionale

📌 Raporton tek: Administratori i Përgjithshëm

👥 Nën mbikëqyrje: Sektori i Mirëmbajtjes & Sektori i Gjelbërimit

🎯 Qëllimi i pozicionit:

Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të mirëmbajtjes dhe gjelbërimit në pronat e administruara nga S&D Invest, duke garantuar cilësi, efikasitet operacional dhe përputhje me standardet teknike dhe ligjore, si dhe analizimin dhe zhvillimin e shërbimeve për rritje të të ardhurave.

✅ Përgjegjësi Kryesore

  • Menaxhimi i mirëmbajtjes teknike dhe ndërhyrjeve emergjente
  • Planifikimi dhe kontrolli i punëve të gjelbërimit
  • Evidentimi, analiza dhe raportimi periodik i proceseve me grafiqe
  • Menaxhimi i inventarit, pajisjeve dhe furnizimeve
  • Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe legjislacionit në fuqi
  • Analizë financiare dhe zhvillim shërbimesh të reja në bashkëpunim me ekipet përkatëse

🎓 Kualifikime të Kërkuara

  • Diplomë e lartë në Inxhinieri (Ndërtimi, Elektrike, Mekanike ose fusha të ngjashme)
  • Minimum 5 vite eksperiencë në mirëmbajtje teknike ose menaxhim operativ
  • Njohuri të forta teknike dhe analitike
  • Aftësi menaxheriale dhe komunikimi
  • Njohuri shumë të mira në Excel dhe mjete raportimi

Shënime:

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj!

Departamenti i Burimeve Njerezore

Agikons. Sh. P. K

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-e-p%C3%ABr-mir%C3%ABmbajtjen-e-rezidencave-at-agikons-4356216028

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 28/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme