Posto punë

Ballina / Punët / Menaxhere Blerjesh (BRUNES)

Menaxhere Blerjesh (BRUNES)

AlbanianGarment

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicion Vakant: Menaxhere Blerjesh ( F)

Në bashkëpunim me Brunes Group

Lokacioni:  Brunes Showroom, Autostrada Tiranë–Durrës

Orari:  Full Time| 08:30-17:00

Brunes Group , një nga kompanitë më të mëdha dhe më të njohura në industrinë e arredimit dhe ndërtimit në Shqipëri me mbi 850 punonjës, po zgjerohet me një pozicion të ri Menaxhere Blerjesh ( F).

Menaxherja e Blerjeve është përgjegjëse për sigurimin e produkteve qe tregton kompania, duke siguruar që blerjet të bëhen në mënyrë efikase, me kosto optimale dhe në përputhje me standardet e cilësisë. Ajo punon ngushtë me furnitorët e huaj dhe departamentet e brendshme për të garantuar furnizime të qëndrueshme dhe të besueshme.

Detyrat

Çfarë do të bëni?

  • Planifikoni dhe zbatoni strategjitë e blerjeve në përputhje me nevojat e kompanisë.
  • Hulumtoni tregun dhe zgjidhni furnitorë potenciale të besueshëm.
  • Negocioni çmime, kushte pagese dhe afate të dorëzimit me furnitorët.
  • Monitoroni performancën e furnitorëve dhe ndërtoni marrëdhënie afatgjata me ta.
  • Kontrolloni dhe optimizoni kostot, duke ndjekur efikasitetin buxhetor.
  • Ndiqni porositë, menaxhoni dokumentacionin dhe zgjidhni problemet që lidhen me furnizimet.
  • Përgatitni raporte periodike për analizën e blerjeve dhe furnitorëve.
  • Analizoni tregun për tendencat dhe mundësitë për optimizim kostosh.
  • Monitoroni stoqet dhe bashkëpunoni me magazinën për të shmangur mungesat ose tepricat.
  • Ruani dokumentacionin për çdo blerje dhe përgatitni raporte për drejtuesit.
  • Bashkëpunoni me departamentet e tjera për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të siguruar që blerjet përmbushin këto kërkesa.

Kualifikimet

Kërkesat për kandidatin ideal:

  • Diplomë universitare në Ekonomi ose Menaxhim.
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e blerjeve ose menaxhimit të zinxhirit të furnizimit.
  • Aftësi të forta në negocim, analizë dhe vendimmarrje.
  • Njohuri në përdorimin e programeve financiarë dhe të menaxhimit të blerjeve.
  • Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar

këtu  ose apliko nga duapune.com.

Çfarë ofrojmë:

  • Një mundësi unike për të përfaqësuar një  markë lider globale  në fushen e mobilimit dhe arredimit
  • Të punoni në një ambjent modern dhe inovativ, me mbështetje të plotë nga  Brunes Group
  • Ambient dinamik, trajnime të vazhdueshme dhe rrugë të hapur për zhvillim profesional

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-blerjesh-brunes-at-albaniangarment-4353034740

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 14/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme