Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher Shitjesh

Menaxher Shitjesh

Kalux.al

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

MENAXHER SHITJESH (AKSESORË MOBILERIE)

Kompania Kalux është në kërkim të një Menaxheri Shitjesh në Terren për t'u bërë pjesë e skuadrës sonë. Nëse jeni një profesionist i orientuar drejt rezultatit, me aftësi të shkëlqyera negociuese dhe dëshirë për të zhvilluar marrëdhënie afatgjata biznesi, ky pozicion është për ju.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Zgjerimi i portofolit të klientëve duke identifikuar studio arkitekture dhe prodhues mobiliesh në terren.

· Këshillimi teknik i klientëve dhe prezantimi i specifikimeve të produkteve tona.

· Menaxhimi i plotë i ciklit të shitjes nga oferta deri te arkëtimi përmes sistemit CRM.

· Planifikimi dhe realizimi i vizitave të strukturuara sistematike te klientët.

Kualifikimet e Kërkuara:

· 2-3 vite eksperiencë e provuar në shitje në terren, me përparësi në sektorin e mobilerisë ose ndërtimit.

· Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing, ose fusha teknike të ngjashme.

· Patentë shoferi e Kategorisë B (kusht i domosdoshëm) dhe gatishmëri për të udhëtuar.

· Aftësi të shkëlqyera komunikimi, integritet profesional dhe eksperiencë me sisteme CRM.

Çfarë Ofrojmë:

· Një mjedis pune dinamik, profesionist dhe me mundësi reale rritjeje.

· Automjet dhe mjete teknologjike pune të vendosura në dispozicion nga kompania.

Si të aplikoni:

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën tonë të email-it info@kalux.al

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4437687711/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 28/08/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme