Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher Rajonal

Menaxher Rajonal

Globe Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Kompania Globe  nisi aktivitetin ne fushen e tregtimit te pajisjeve elektroshtepiake dhe elektronike ne vitin 2002, me showroom-in e pare “Electrolux’’ ne Tirane.

Ne Globe, jemi te perkushtuar per rritjen e biznesit, duke zhvilluar burimet tona njerezore, per ti dhene te gjitheve mundesine te jene pjese e perbashket e suksesit tone. Ne ofrojme mundesi qe te shkelqeni ne nje ekip te pasur me talente, ide, pikepamje dhe eksperienca.

Pozicioni Vakant:  Menaxher Rajonal.

Detyrat:

  • Menaxhon performancen e dyqaneve nen varesi, duke siguruar arritjen e objektivave operacionale, te shitjeve dhe KPI-ve sipas buxheteve te paracaktuara.
  • Siguron sherbim te shkelqyer ndaj klientit, zbatimin e procedurave te kompanise dhe kodit te sjelljes.
  • Planifikon, organizon dhe ndihmon ne hapjen ose rinovimin e dyqaneve, ne perputhje me orientimet e drejtimit.
  • Menaxhon financiarisht dyqanet, duke siguruar fitimprurje dhe perputhje me buxhetin.
  • Bashkepunon ngushte me menaxheret dhe zevendesit per zhvillimin e aftesive te tyre menaxheriale dhe analizimin e performances se dyqanit sipas strategjise se kompanise.
  • Trajton problematika te ndryshme duke ofruar zgjidhje praktike, te shpejta dhe kreative.
  • Monitoron tregun, analizon trendet dhe bashepunon ngushte me dyqanet dhe departamentet e tjera per realizimin e objektivave.
  • Vlereson performancen e stafit vartes, trajnon dhe motivon Specialistet e Shitjeve, duke siguruar standarde te larta profesionale dhe arritjen e objektivave mujore.
  • Merr pjese ne takime te rendesishme me kliente per te forcuar marredheniet afatgjata dhe per te ndjekur problematikat e biznesit.
  • Mban pergjegjesi per performancen e pergjithshme te dyqaneve, vendos objektiva, mbikeqyr menaxheret dhe siguron realizimin e tyre.

Aftesite dhe kompetencat:

  • Te kete aftesine per te menaxhuar ne distance.
  • ⁠Te kete aftesine per te orientuar ekipet drejt rezultateve dhe arritjes se qellimeve.
  • ⁠Te kete aftesi analitike dhe raportuese.
  • ⁠Te kete aftesine per ti dhene zgjidhje cdo lloj problemi me te cilat nje dyqan haset.
  • ⁠Te kete aftesine per te punuar nen presion dhe te menaxhoje shkelqyeshem kohen.
  • ⁠Te kete komunikim dhe bashkepunim te shkelqyer me ekipet dhe departamentet e tjera.
  • ⁠Te kete mentalitet biznesi me fokus ne zhvillimin strategjik dhe organizativ.

Kualifikime:

  • Diplome e larte, preferohet ne Menaxhim Biznesi ose fushe te ngjashme.
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze (shkruar dhe folur).
  • Minimumi 3–5 vjet eksperience ne menaxhim rajonal ose pozicione te ngjashme.

Te gjithe te interesuarit te dergojne Cv e tyre ne adresen email:  hr@globe.al

Mirepresim çdo kandidat qe ploteson kriteret e mesiperme!

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-rajonal-at-globe-albania-4361081466

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 06/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme