Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher Projektesh (Inxhinier Elektrik)

Menaxher Projektesh (Inxhinier Elektrik)

Smart Home Albania

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

DETYRAT

Menaxhon portofolin e projekteve.

Ndjek procesin teknik pas konfirmimit të projektit dhe është përgjegjës deri në dorëzimin përfundimtar.

Koordinon dhe siguron cilësinë e punës së ekipeve të instalimit.

Trajnon klientin për sistemet e instaluara.

Mban kontakt me klientët edhe pas dorëzimit të projektit për të siguruar që gjithçka është e qartë dhe funksionale për ta.

Rraporton pranë drejtuesit të departamentit.

KUALIFIKIMET

Diplomë në Inxhinieri Elektrike.

2–3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

Leje drejtimi.

Eksperiencë në menaxhimin e projekteve në terren.

Aftësi për të zgjidhur probleme dhe për të koordinuar ndërmjet palëve.

Eksperienca në kompani me profil të ngjashëm ose njohuri mbi sistemet e automatizimit konsiderohet avantazh.

Njohuri të mira të gjuhës angleze.

ÇFARË OFROJMË:

Mundësi për zhvillim profesional dhe rritje brenda një kompanie inovative me potencial të madh.

Ambient pune dinamik me mbështetje për zhvillimin e aftësive drejtuese dhe menaxheriale.

Pagë konkurruese e shoqëruar me bonuse për performancë dhe projekte.

Automjet i kompanisë.

Trajnime të vazhdueshme për zgjerimin e njohurive dhe aftësive.

Apliko ne hr@smarthome.al

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4450488671/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 13/08/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme