Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher i Klientëve Korporatë (Key Account Manager), Divizioni i Biznesit

Menaxher i Klientëve Korporatë (Key Account Manager), Divizioni i Biznesit

OTP Bank Albania

Punë Tiranë Shqipëria Bankari

Përshkrimi

Pozicioni: Menaxher i Klientëve Korporatë (Key Account Manager)

Divizioni: Biznes

Afati i fundit i aplikimeve është 23 dhjetor 2025 .

Objektiva Kryesore :

  • Të rrisë Bilancin dhe fitimin e Bankës;
  • Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie shumë të mira me klientët e rinj dhe ekzistues;
  • Të sigurojë një imazh dhe reputacion shumë të mirë të bankës;
  • Të performojë në përputhshmëri me rregulloren e OBA dhe Bankës së Shqipërisë;
  • Të mbajë një marrëdhënie shumë të mirë me stafin e bankës;
  • Sigurim i kënaqësisë së klientëve nëpërmjet përmbushjes së shërbimeve bankare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore :

  • Tërheqja e klientëve të rinj për Bankën si dhe zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues;
  • Kontaktimi i klientëve potenciale dhe prezantimi i imazhit të duhur të Bankës; promovimi i produkteve të reja të ofruara nga OBA në tregun vendas;
  • Realizimi i targeteve të bankës në terma të kredidhënies, depozitave dhe shitjes së shërbimeve bankare;
  • Ofrimi i shërbimeve bankare klientëve korporatë dhe sigurimi i nivelit të duhur të kënaqësisë së klientit nëpërmjet ofrimit të shërbimevë të duhura;
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve të ndryshme te supervizorët / manaxherët;
  • Mbikëqyrja e vazhdueshme e tregut, performancës financiare të biznesit për Sektorin përkatës; tregun bankar për biznesin; praktikat e biznesit dhe praktikat e rregullat e kontabilitetit;
  • Monitorimi i cilësisë së kredimarrësve në portofol dhe ndjekja e rasteve problematike;
  • Pregatitja dhe vlerësimi i aplikimeve të kredive për aprovim si edhe sigurimi i dokumentimit të dosjes së kredisë;
  • Ndjekja e të gjithë procesit deri në aprovim dhe disbursim të kredive, dhe të gjithave transaksioneve të tjera bankare të klientëve koorporative;
  • Veprimi si person reference në Bankë duke mbajtur kontakte me Klientët Korporate të portofolit respektiv;
  • Sigurimi i ofrimit në kohë të shërbimeve bankare si psh : transaksionet e pagesës, e-banking, kartat, forex, ndaj klientëve të portofolit të tyre respektiv.

Kualifikimi i kërkuar :

·        Diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë ose fusha të tjera të lidhura me të;

·        Eksperiencë më tepër se 5 vjet në Sektorin Bankar, e preferueshme në Departamentin e Korporatave;

·        Aftësi shumë të mira komunikimi;

·        Aftësi pune në grup;

·        Zotërim i mirë i gjuhës Angleze;

·        Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike MS office;

·        Leje drejtimi.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-klient%C3%ABve-korporat%C3%AB-key-account-manager-divizioni-i-biznesit-at-otp-bank-albania-4350310315

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 15/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme