Posto punë

Ballina / Punët / Medical Sales Representative

Medical Sales Representative

Aerd Farma

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Rreth Kompanisë

Aerd Farma është një kompani lider në tregun farmaceutik, e specializuar në produkte bimore dhe natyrale të certifikuara, të prodhuara në BE. Si pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të aktivitetit tonë, ne po rrisim ekipin!

Për të mbështetur rritjen tonë, jemi në kërkim të një Përfaqësuesi Mjekësor energjik dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të shitjeve.

Përshkrimi i Rolit

Pozicioni është me kohë të plotë (full-time) dhe kërkon prezencë fizike në Tiranë.

Përgjegjësitë kryesore:

Prezantimi i saktë dhe profesional i produkteve të kompanisë ne mjekë

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale

Ofrimi i informacionit dhe mbështetjes për produktet

Arritja e objektivave të shitjes dhe kontribut në rritjen e tregut

Kualifikimet e Kërkuara

Diplomë në Farmaci, Mjekësi, Biologji ose fusha të ngjashme

Eksperiencë e mëparshme si MEDREP, preferohet në fushën e gjinekologjisë

Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi

Motivim i lartë dhe orientim ndaj klientit

Leje drejtimi e vlefshme

Ne Ofrojmë

Ambient pune profesional dhe mbështetës

Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi profesional

Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë

Bëhuni pjesë e një kompanie që vlerëson cilësinë, besimin dhe kujdesin natyral.

Aplikoni sot dhe rrituni së bashku me Aerd Farma!

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/medical-sales-representative-at-aerd-farma-4354012145

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 20/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme