Posto punë

Ballina / Punët / Medical Representative

Medical Representative

Aerd Farma

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Rreth Kompanisë

Aerd Farma është një kompani lider në tregun farmaceutik, e specializuar në produkte bimore dhe natyrale të certifikuara, të prodhuara në BE. Si pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të aktivitetit tonë, ne po rrisim ekipin!

Për të mbështetur rritjen tonë, jemi në kërkim të një Përfaqësuesi Mjekësor energjik dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të shitjeve per zonen Durres-Kavaje

Përshkrimi i Rolit

Pozicioni është me kohë të plotë (full-time)

Përgjegjësitë kryesore:

Prezantimi i saktë dhe profesional i produkteve të kompanisë ne mjekë dhe farmaci

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale

Ofrimi i informacionit dhe mbështetjes për produktet

Arritja e objektivave të shitjes dhe kontribut në rritjen e tregut

Kualifikimet e Kërkuara

Diplomë në Farmaci, Mjekësi, Biologji ose fusha të ngjashme

Eksperiencë e mëparshme si MEDREP

Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi

Motivim i lartë dhe orientim ndaj klientit

Leje drejtimi e vlefshme

Ne Ofrojmë

Ambient pune profesional dhe mbështetës

Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi profesional

Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë

Bëhuni pjesë e një kompanie që vlerëson cilësinë, besimin dhe kujdesin natyral.

Aplikoni sot dhe rrituni së bashku me Aerd Farma!

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4478257743/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 19/10/2026 · Skadon 18/12/2026

Punë të ngjashme