Posto punë

Ballina / Punët / Mechanical Engineer

Mechanical Engineer

Rekrutime Agikons

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë Agi Kons.

Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin:

Inxhinier Mekanik

Detyrat

  • Drejton repartin mekanik dhe të saldimit.
  • Interpreton skicat e projekteve dhe i zbaton në punime.
  • Realizon porositë për materialet e domosdoshme që kërkohen për realizimin e produkteve.
  • Kontrollon cilësinë dhe ndjekjen e punimeve të stafit që ka në varësi.
  • Raporton tek Menaxheri Financiar dhe Drejtuesi Teknik.

Kualifikimet

  • Të ketë Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike.
  • Të ketë njohuri për repartet e prodhimit të hekurit.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.

Shenime

Kandidatët e interesuar jane te lutur te kontaktojnë ne numrin: +355 67 206 4428 ose te dergojne CV ne emailin hr@agikons.com.

Departamenti i Burimeve Njerezore

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tiranë

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4490427293/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 17/11/2026 · Skadon 16/01/2027

Punë të ngjashme