Përshkrimi
Pёr klientin tonё nё Tiranё, zyrë kontabiliteti e specializuar në fushën e konsulenc ë s tatimore,
kontabilitetit dhe raportimit financiar e cila punon me klientë Italian ë , po kёrkojmё:
KONTABILIST/E JUNIOR
Roli: Jemi në kërkim të një Kontabilist/e Junior për t'iu bashkuar ekipit tonë. Kontabilisti/ja do të
punojë ngushtë me klientët tanë për të asistuar në regjistrimet kontabël, raportimin financiar,
përgatitjen e librave të blerjes dhe shitjes, deklarimet tatimore, etj.
Detyrat e pёrgjithshme:
- Shërbime kontabiliteti dhe fiskale
- Përgatitje dhe deklarime
- Pagesat dhe regjistrime në arkë, të ardhurat dhe shpenzimet
- Balancat e llogarive mujore dhe regjistrimet e llogarive bankare n ë kontabilitet.
Kualifikimet/Kërkesat e domosdoshme:
- Të keni përfunduar studimet e larta Master në Financë/Kontabilitet
- Të keni njohuri shumë të mira të programeve financiare Financa 5 dhe paketёs Office
- Të keni të paktën 5+ vite eksperiencë në fushën e Financës/Kontabilitetit
- Të tregoni etikë dhe të jeni profesional në marrëdhënie me eprorët, vartësit dhe kolegët.
K ërkohet gjithashtu
n johje shumё e mirё e gjuhёs Italiane
Të interesuarit mund të dërgojnë CV në adresën: advantis.consultant@gmail.com brenda datës 15/03/2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistën e punës.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/kontabilist-e-junior-at-advantis-4378920882
Kërkesat
Niveli: junior
Publikuar 04/03/2026 · Skadon 19/01/2027