Posto punë

Ballina / Punët / Juriste

Juriste

Klar Sh.P.K

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përshkrimi i Kompanisë

Klar Sh.P.K është një kompani udhëheqëse në fushën e ndërtimit, me një portofol projektesh të rëndësishme të realizuara nga një ekip profesional dhe i përkushtuar.

Në kuadër të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të strukturës sonë organizative, jemi në kërkim të një Juriste për t’iu bashkuar Departamentit Ligjor.

Përgjegjësitë Kryesore

• Kryen verifikime ligjore dhe përgatit dokumentacion për projektet e zhvillimit.

• Harton dhe rishikon kontrata me klientë, partnerë dhe furnitorë.

• Ndjek procedurat administrative dhe aplikimet përkatëse.

• Monitoron zbatimin e detyrimeve kontraktore dhe afateve ligjore.

• Mbështet proceset e financimit dhe dokumentacionin përkatës.

• Ndjek çështje të ndryshme në bashkëpunim me departamentin.

• Asiston në përgatitjen e dokumentacionit për procese administrative ose gjyqësore.

• Siguron arkivim dhe organizim të dokumentacionit ligjor të projekteve.

Kualifikimet

• Diplomë në Drejtësi.

• Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale.

• Njohuri shumë të mira të së drejtës civile, tregtare dhe administrative.

• Aftësi shumë të mira organizimi dhe menaxhimi të disa projekteve paralelisht.

• Qasje praktike dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.*

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.*

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në email-in: burimenjerezore@klar.al ose aplikoni përmes Easy Apply në Linkedin.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/juriste-at-klar-sh-p-k-4376268186

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 28/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme