Posto punë

Ballina / Punët / IT Support Specialist

IT Support Specialist

Timak

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përshkrimi i Pozicionit

TIMAK kërkon të punësojë një IT Support Specialist, i cili do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe administrimin e infrastrukturës IT të kompanisë, mbështetjen teknike të stafit dhe menaxhimin e pajisjeve dhe postacioneve të punës.

Pozicioni kërkon një person praktik dhe të organizuar, me njohuri të mira teknike, i aftë të menaxhojë nevojat e përditshme IT, të kujdeset për sistemet dhe të dhënat e kompanisë dhe të propozojë zgjidhje praktike teknologjike sipas nevojave të biznesit.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve, laptopëve, printerëve dhe pajisjeve të tjera IT.
  • Përgatitja e postacioneve të punës për punonjësit e rinj, përfshirë pajisjet, programet, email-in dhe akseset e nevojshme.
  • Mbështetje teknike për punonjësit për problematika hardware, software, rrjeti dhe sistemeve të kompanisë.
  • Mirëmbajtja dhe monitorimi i serverëve dhe infrastrukturës IT të kompanisë.
  • Administrimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të brendshëm, Wi-Fi dhe pajisjeve përkatëse.
  • Administrimi i përdoruesve dhe akseseve në sistemet dhe platformat e kompanisë.
  • Mbështetje në proceset e backup-it dhe rikuperimit të të dhënave.
  • Instalimi dhe përditësimi i sistemeve operative, programeve dhe aplikacioneve të përdorura nga kompania.
  • Mbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit IT, inventarit të pajisjeve, licencave dhe konfigurimeve.
  • Menaxhimi i dorëzimit dhe kthimit të pajisjeve IT për punonjësit.
  • Monitorimi i gjendjes së pajisjeve dhe identifikimi i nevojave për mirëmbajtje ose zëvendësim.
  • Zbatimi i masave bazë të sigurisë IT, antivirusit, përditësimeve dhe mbrojtjes së të dhënave.
  • Identifikimi i problematikave teknike dhe propozimi i zgjidhjeve praktike për përmirësimin e sistemeve dhe proceseve të punës.
  • Kërkimi dhe rekomandimi i programeve, pajisjeve apo zgjidhjeve teknologjike që mund të përmirësojnë eficiencën e kompanisë.
  • Koordinimi me furnitorët dhe ofruesit e jashtëm të shërbimeve IT kur është e nevojshme.
  • Mbështetje teknike për sallat e mbledhjeve, video-konferencat dhe pajisjet audio/video.

Kualifikimet

  • Diplomë në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
  • Preferohen 1–3 vite eksperiencë në IT Support, System Administration ose pozicione të ngjashme.
  • Njohuri të mira të Windows dhe Microsoft 365.
  • Njohuri praktike mbi hardware, software, networking dhe troubleshooting.
  • Njohuri mbi serverët, databazat dhe menaxhimin e të dhënave.
  • Njohuri bazë mbi backup, cyber security dhe menaxhimin e aksesit.
  • Aftësi për të identifikuar problematika dhe për të propozuar zgjidhje praktike teknologjike.
  • Aftësi të mira organizative dhe për zgjidhjen e problemeve.
  • Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze.

Profili i Kandidatit

Kandidati ideal është një person praktik, i përgjegjshëm dhe i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, i cili është në gjendje të kujdeset për funksionimin e përditshëm të IT-së së kompanisë dhe njëkohësisht të propozojë përmirësime dhe zgjidhje teknologjike sipas nevojave të TIMAK.

Kushtet e Punës



  • Orari i punës: E hënë – E premte, 08:00 – 17:00
  • 1 orë pushim gjatë ditës së punës
  • Pozicioni është on-site, me prani fizike në ambientet e kompanisë

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4449578332/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 10/08/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme