Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier/e Përpunues

Inxhinier/e Përpunues

Klar Sh.P.K

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

KLAR shpk është në kërkim të një Inxhinier/e Përpunues.

Detyrat kryesore:

  • Rishikon dhe përmirëson planet e projekteve strukturore për realizueshmëri dhe saktësi teknike.
  • Zbërthen projektin për të nxjerrë listën me materialet e nevojshme.
  • Përgatit vizatime të detajuara ndërtimi dhe dokumente përpunimi, në përputhje me standardet dhe rregulloret vendore.
  • Bashkëpunon me projektues, arkitektë dhe inxhinierë në terren për të siguruar një proces të qetë nga projektimi deri në zbatim.
  • Bashkëpunon me inxhinierët e kantiereve, nxjerr volumet metrike dhe përgatit librezat e masave për punimet e realizuara;
  • Ndihmon në përgatitjen e dokumentacionit teknik, përmbledhjeve të metrave (BOQ) dhe materialeve të tjera mbështetëse.
  • I siguron kantierit ndryshimet e projektit kur është e nevojshme.
  • Monitoron fazat kryesore të projektit dhe ofron mbështetje teknike të saktë dhe në kohë për ekipet në terren.
  • Siguron që të gjitha proceset të jenë në përputhje me standardet e sigurisë dhe inxhinierisë.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi ose Inxhinieri Strukturore.
  • Të paktën 3 vite përvojë në përpunimin ose zbatimin e projekteve të ndërtimit.
  • Njohuri të avancuara në AutoCAD, Revit dhe/ose programe të tjera të projektimit strukturor.
  • Aftësi të mira analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis bashkëpunues dhe ndërdisiplinor.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: burimenjerezore@klar.al .

*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.*

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.*

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-e-p%C3%ABrpunues-at-klar-sh-p-k-4350796127

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 30/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme