Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Zbatimi

Inxhinier Zbatimi

Klar Sh.P.K

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicion i hapur : Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

Detyrat:

  • Shqyrton vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi;
  • Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim;
  • Zbaton të gjithë metodologjinë e ndërtimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme për opsionet më të mira drejtuesit për realizimin e grafikut të punimeve;
  • Bën ndjekjen dhe monitorimin e punës sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt;
  • Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
  • Të organizojë dhe koordinojë proceset e punës ne zbatim;
  • Të jetë ndjekës shumë i mirë dhe zbatues me përpikmëri i rregullave të sistemit teknik.

Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar universitetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Minimumi 5 vjet eksperiencë;
  • Programet bazë dhe Autocad;

*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.**Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.*

Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: burimenjerezore@klar.al .

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4477064183/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 15/10/2026 · Skadon 14/12/2026

Punë të ngjashme