Përshkrimi
Të interesuarit të dërgojnë CV në vcili@atu.al
Përgjegjësitë:
- Monitoron të gjitha elementet e rrjetit, platformat e sistemeve dhe raporton alarmet dhe incidentet.
- Jep mbështetje të drejtpërdrejtë për klientë të biznesit dhe të korporatave.
- Është përgjegjës për mbikëqyrjen e rrjetit dhe të shërbimeve.
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen e rutinës bazike parandaluese, menaxhimin e defekteve në rrjet dhe monitorimin e trafikut.
- Kryen detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në varësi të problematikave.
- Duhet të jetë i/e gatshme të punojë me turne pasi puna është e organizuar me turne 24/7.
Kualifikimet e kërkuara:
- Njohuri shumë të mirë të tipologjive të rrjetave me fibra optike, sistemit te furnizimit me energji elektrike, përdorimit të sistemeve të ndryshme operative, operacioneve të menaxhimit të defekteve në SO, sistemeve monitoruese të rrjetit.
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Shkenca Kompjuterike.
- Aftësi shumë të mira komunikimi
- Njohuri shumë të mira të anglishtes.
- Menaxhon mirë stresin dhe fluksin e lartë të punës
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 12/08/2026 · Skadon 19/01/2027