Përshkrimi
Met Engineering, pjesë e AGIKONS Group, është në kërkim të një Inxhinier Mekanik- Përpunimi Druri. Nëse dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj në një kompani me standarde të larta, të punoni në projekte sfiduese dhe të jeni pjesë e një ekipi profesional, ju ftojmë të aplikoni.
Detyrat
- Njeh dhe zbërthen skicat që vijnë për prodhim.
- Harton dhe interpreton skica teknike.
- Përgatit preventivat dhe urdhrat e punës me afatet përkatëse të dorëzimit.
- Ndjek procesin e prodhimit dhe kontrollon cilësinë e produkteve.
- Koordinon dhe mbikëqyr punimet në repart dhe në objekt.
- Bashkëpunon me ekipet teknike për realizimin e projekteve sipas standardeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri për Përpunimin e Drurit ose Inxhinieri Mekanike .
- Njohuri të mira në përdorimin e AutoCAD dhe paketës Microsoft Office .
- Preferohen kandidatë me 2–5 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
- Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe bashkëpunimi në grup.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike.
Shenime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar
këtu ose apliko nga duapune.com.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e E-mail : hr@agikons.com ose ne numer telefoni +355 68 648 0086
Departamenti i Burimeve Njerëzore
E-mail: hr@agikons.com
Kontakt : +355 68 648 0086
Adresa : Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-mekanik-perpunim-druri-at-rekrutime-agikons-4440122105
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 20/07/2026 · Skadon 19/01/2027