Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Mekanik për Sistemet HVAC

Inxhinier Mekanik për Sistemet HVAC

Gree Profesional

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.

Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Inxhinier Mekanik per Sistemet HVAC

(Heating, ventilation, and air conditioning)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Realizon projektime të ndryshme në lidhje me sisteme të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit, të cilat përdoren në ndërtesa që kontrollojnë temperaturën dhe cilësinë e ajrit;
  • Planifikon dhe supervizon zbatimin e projekteve të sistemit HVAC;
  • Menaxhon dhe ndjek ecurinë e projekteve në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe implementimi përfundimtar dhe me sukses të projekteve;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve të sistemeve të kondicionimit për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Realizon procedurat e testimit të projektimit dhe kontrollin e pajisjeve të instaluara për të vlerësuar funsionin e tyre dhe për të evidentuar difektet e mundshme;
  • Harton dhe rishikon kostot e instalimeve të sistemeve të kondicionimit duke përgatitur preventivat totale;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve të sistemeve të kondicionimit në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;

Kualifikimet / Kërkesat

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Inxhinieri Mekanike me profil sistemet ngrohëse dhe ftohëse;
  • Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve të tilla;
  • Te jete i kualifikuar per trajtimin e ajrit;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Autocad;
  • Të ketë njohuri të kënaqshme të sistemeve VRF dhe Chiller dhe të ofrojë standarte të larta në punë;
  • Të ketë një qasje fleksibël përsa i përket orareve të punës;
  • Të jetë njohës i sigurisë në punë;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup;
  • Të ketë njohës i gjuhës Angleze;

Page shume e kenaqshme.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike:  hr@globegroup.al  ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.hybrid.al  /  www.globegroup.al

  • Cel. : 0674021523

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-mekanik-p%C3%ABr-sistemet-hvac-at-gree-profesional-4378946001

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 04/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme