Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Mekanik

Inxhinier Mekanik

EuroElektra Sh.p.k

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

EuroElektra Sh.p.k është kompani lider që ofron një gamë të gjerë shërbimesh të avancuara në fushën e elektro-energjetikës, duke siguruar zgjidhje inovative dhe të besueshme për bizneset dhe individët që kërkojnë të përmirësojnë efikasitetin dhe performancën e sistemeve të tyre energjetike në Shqipëri dhe rajon.

Në kuadër të zgjerimit të operacioneve, EuroElektra po zgjeron ekipin e saj dhe është në kërkim të profesionistëve të përkushtuar për t’u bashkuar me ne.

Pozicioni: "Inxhinier Mekanik"

Përgjegjësitë Kryesore:

Përgjegjësitë:

  • Përgatitja e raporteve, projekteve dhe vizatimeve teknike.
  • Kryerja e llogaritjeve mbi presionet, ngarkesat dhe tensionet.
  • Vlerësimi i rezistencës së materialeve të ndërtimit dhe përzgjedhja e tyre e duhur.
  • Ofrimi i këshillave teknike për projekte dhe ndërtim të sigurt.
  • Marrja e miratimeve për leje planifikimi dhe/ose ndërtimi.
  • Analiza e konfigurimit të komponentëve bazë të strukturës.
  • Bashkëpunimi me staf profesional, si inxhinierë të tjerë.
  • Monitorimi dhe inspektimi i punimeve të kryera nga kontraktorët për të garantuar qëndrueshmërinë strukturore.
  • Inspektimi i pronave për të vlerësuar gjendjen dhe themelet.

Kërkesat:

  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike dhe licensa të fushës.
  • Eksperiencë e mëparshme pune si Inxhinier Mekanik.
  • Eksperiencë e avancuar në menaxhimin e projekteve.
  • Njohuri të avancuara mbi metodat e ndërtimit, materialet dhe programet kompjuterike.
  • Aftësi konceptuale tredimensionale.
  • Mendim analitik dhe aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup, si dhe për të përmbushur afate të ngushta.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.

Kushtet e Punës:

 

  • Ditët e punës: E hënë – E premte, ora 08:00 – 17:00 duke përfshirë dhe orarin e pushimit.
  • Lejet vjetore (22 ditë) dhe pushimet zyrtare trajtohen sipas Kodit të Punës.
  • Vendi i punës: godina EuroElektra, Prush – Kombinat.
  • Ofrimi i mundësive për zhvillim profesional përmes konferencave dhe trajnimeve të avancuara.
  • Ambient pune dinamik dhe me perspektivë zhvillimi në karrierë.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: career@euroelektra.al

ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355672071043.

Ju mirëpresim!

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-mekanik-at-euroelektra-sh-p-k-4353565191

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 16/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme