Posto punë

Ballina / Punët / HEAD OF MARKETING / DREJTUES/E MARKETINGU

HEAD OF MARKETING / DREJTUES/E MARKETINGU

GROWIN.AL

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

GROWIN GROUP IS HIRING | HEAD OF MARKETING / DREJTUES/E MARKETINGU

Po kërkojmë një profesionist/e me eksperiencë të konsoliduar në marketing, i/e aftë jo vetëm të drejtojë një ekip, por të ndërtojë vizionin, strategjinë dhe zhvillimin e ardhshëm të marketingut në Growin.

KRITER I DETYRUESHËM: MINIMUMI 5 VITE EKSPERIENCË RELEVANTE NË MARKETING.

Ju lutemi, nëse nuk e përmbushni këtë kriter, mos aplikoni. CV-të që nuk kanë minimumi 5 vite eksperiencë relevante nuk do të merren në konsideratë.

Roli:

Si Head of Marketing , do të jeni përgjegjës/e për drejtimin e ekipit dhe zhvillimin e strategjisë së marketingut të Growin dhe klientëve tanë.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

• Drejtimin, organizimin dhe zhvillimin e ekipit të marketingut

• Hartimin dhe implementimin e strategjive të marketingut

• Krijimin e planeve mujore, tremujore dhe vjetore

• Përcaktimin e objektivave, KPI-ve dhe monitorimin e performancës

• Drejtimin strategjik të Social Media, Content, Branding, Digital Marketing & Advertising

• Njohuri mbi Meta Ads, Google Ads, TikTok Ads dhe platformat kryesore të reklamimit

• Kuptim të avancuar të Website, UX/UI, SEO, Landing Pages, E-commerce & Conversion Optimization

• Integrimin e CRM, Automation, AI dhe teknologjisë me marketingun

• Konceptimin e fushatave që lidhin Brand → Content → Advertising → Digital Experience → Sales

• Analizimin e tregut, konkurrencës, audiencës dhe sjelljes së konsumatorit

• Koordinimin e Social Media Managers, Content Creators, Designers, Performance Marketers, Developers dhe specialistëve të tjerë

• Garantimin e cilësisë dhe koherencës së brandit në çdo kanal

Innovation & What's next?

Ky rol nuk është vetëm për të menaxhuar atë që Growin bën sot.

Kërkojmë dikë që të ndihmojë të përcaktojmë çfarë duhet të bëjë Growin nesër.

Një profesionist/e që monitoron vazhdimisht zhvillimet në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar dhe është në gjendje të:

• Identifikojë nevojat e reja të tregut

• Propozojë shërbime të reja për Growin

• Konceptojë platforma, produkte digjitale, sisteme dhe zgjidhje të reja

• Identifikojë mundësi në AI, Automation, CRM, E-commerce, Software Development, Advertising & Digital Experience

• Analizojë praktikat e agjencive dhe kompanive lider ndërkombëtare

• Identifikojë boshllëqe në treg dhe t’i transformojë ato në mundësi biznesi

• Bashkëpunojë me ekipet e Marketing, Design, Development & AI për t’i kthyer idetë në produkte dhe shërbime konkrete

Kërkesat tona:

Nuk kërkojmë thjesht dikë që di të menaxhojë Instagram apo të ndërtojë një content calendar.

Kërkojmë dikë që e kupton marketingun si një ekosistem të plotë:

Strategy → Branding → Social Media → Content → Advertising → Website → SEO → UX/UI → E-commerce → CRM → Automation → AI → Development → Data → Performance → Sales

Dhe që vazhdimisht pyet:

What’s next?

Çfarë po ndryshon në marketing?

Çfarë kërkojnë bizneset sot?

Çfarë do të kërkojnë nesër?

Çfarë duhet të ndërtojë Growin përpara se kjo të bëhet standard në treg?

Profili që kërkojmë:

✓ Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale relevante në marketing – kriter i detyrueshëm

✓ Eksperiencë në drejtimin e ekipeve dhe projekteve

✓ Njohuri të gjera në marketing tradicional dhe digjital

✓ Mendësi strategjike, kreative dhe analitike

✓ Aftësi për të kthyer idetë në strategji dhe strategjitë në ekzekutim

✓ Interes të vazhdueshëm për teknologjinë dhe inovacionin

✓ Aftësi për të propozuar iniciativa pa pritur udhëzime

✓ Aftësi të forta drejtuese, organizative dhe vendimmarrëse

✓ Orientim drejt rezultateve, inovacionit dhe rritjes

Paga:

Për këtë pozicion nuk kemi përcaktuar një pagë fikse paraprakisht.

Kandidati/ja ftohet të propozojë pagën e pritshme , në përputhje me eksperiencën, nivelin profesional dhe vlerën që beson se mund të sjellë në Growin.

📍 Location: Tirana

🕘 Full-time | On-site

🏢 Growin Group sh.p.k.

📩 APLIKO

Dërgo CV-në në: humanresources.growin@gmail.com

Duke specifikuar pozicionin: “DREJTUES/E MARKETINGU / HEAD OF MARKETING”

#GrowinGroup #HeadOfMarketing #MarketingDirector #MarketingJobs #WeAreHiring #MarketingLeadership #DigitalMarketing #Innovation #TiranaJobs #Careers

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4473717684/

Kërkesat

Niveli: c level

Publikuar 30/09/2026 · Skadon 29/11/2026

Punë të ngjashme