Posto punë

Ballina / Punët / HARTOGRAFË

HARTOGRAFË

Abkons

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përshkrimi i Kompanisë

Abkons është një kompani lider në konsulencë inxhinierike zhvillimi dhe menaxheriale në Ballkanin Perëndimor, me prezencë në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Bosnje & Hercegovinë.

Kompania është një partner i besuar në projekte të mëdha zhvillimi në rajon dhe më gjerë. Me një ekip profesionistësh, një rrjet të gjerë konsulentësh dhe ekspertësh, Abkons është partneri i zgjedhur për investitorët që angazhohen në projekte të rëndësishme në sektorë si Energjia, Transporti, Infrastruktura, Mjedisi, Telekomunikacioni, Turizmi, Bujqësia, Uji, etj.

Q ë llimi i Pozicionit

Në këtë kandidati do të kontribuojë në krijimin e të dhënave hapësinore të sakta dhe digjitalizimin e hartave kadastrale

Përgjegjësitë kryesore:

  • Realizimi i vektorizimit të hartave kadastrale të digjitalizuara, duke përfshirë kufijtë e parcelave, ndërtesat dhe elementët e tjerë të hartës.
  • Sigurimi që elementët e vektorizuar të përputhen saktë me hartat origjinale dhe që të dhënat hapësinore të jenë gjeometrikisht të qëndrueshme.
  • Verifikimi i plotësimit së elementëve të vektorizuar dhe caktimin e atributeve për çdo element hapësinor;
  • Ruajtja e konsistencës ndërmjet fletëve të hartave;
  • Dokumentimi dhe raportimi i çdo mospërputhjeje për të siguruar që të dhënat digjitalizuese të përmbushin standardet teknike;

Kërkesat kryesore:

  • Diplomë universitare, studime universitare në vijim, ose trajnim ekuivalent në Hartografi, Gjeodezi, Gjeoinformatikë, GIS ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë ose njohuri akademike në digjitalizimin e hartave, hartografi ose përpunimin e të dhënave hapësinore;
  • Njohuri bazë ose mesatare të programeve GIS ose CAD të përdorura për vektorizim;
  • Kuptim i sistemeve të referencës së koordinatave dhe interpretimit të hartave;
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar me saktësi me të dhëna hapësinore;
  • Aftësi për të ndjekur procedura teknike dhe për të punuar në mënyrë efektive në një ekip projekti;
  • Gatishmëri për të udhëtuar sipas nevojave të projektit.

Aplikimi:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@abkons.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/hartograf%C3%AB-at-abkons-4383158286

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 13/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme