Posto punë

Ballina / Punët / Graphic Designer

Graphic Designer

VAS GROUP

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përshkrimi i kompanisë:

VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D.

Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio.

Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë.

Qëllimi i pozicionit:

Graphic Designer ndihmojnë në zhvillimin e fushatave reklamuese përmes kryerjes së hulumtimeve, koordinimit me anëtarët e tjerë të departamentit të artit dhe dizajnimit të iniciativave kohezive, specifike të markave që i referohen nje demografie të synuar.

Ata udhëheqin dhe marrin pjesë në të gjithë procesin e zhvillimit të fushatës, nga përcaktimi i objektivave derisa projekti të përfundojë dhe t'i paraqitet klientit.

Detyrat kryesore:

  • Të konceptojë dhe realizojë materiale grafike për fushata marketingu;
  • Të dizenjojë fushata efektive reklamuese;
  • Të punojë mbi dizajne 2D dhe 3D sipas nevojave të projekteve;
  • Të zhvillojë ide kreative bazuar në brief-et e dhëna;
  • Të zbatojë standardet dhe guideline-t të grupit në cdo kanal komunikimi.
  • Të bashkëpunojë me ekipin për realizimin e projekteve në kohë dhe cilësi.

Kualifikimet:

  • Diplomë në Graphic Design, Marketing ose fusha të ngjashme;
  • Minimum 3 vite eksperiencë pune në pozicion të njëjtë.
  • Njohuri shumë të mira në programe dizajni si:
  • Adobe Photoshop
  • Adobe Illustrator
  • Adobe InDesign
  • (plus programe 3D si Blender, 3ds Max, Cinema 4D, etj.)
  • Eksperiencë në dizajn 2D dhe 3D

Aftësitë e kërkuara:

  • Kreativitet dhe sens estetik i zhvilluar;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup;
  • Menaxhim i mirë i kohës dhe projekteve;
  • Interes për trendet e fundit në dizajn dhe marketing.

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre në:  hr@vasgroup.net

dhe të na vizitojnë në kanalet tona online:

  • Web: vasgroup.net.
  • Facebook: vasgroup;
  • Instagram: vas. group1;
  • Youtube: @PremiumChannel Albania

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/graphic-designer-at-vas-group-4389195353

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 25/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme